28.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Ish-juristi i Hipotekës në Lushnje arrestohet nga policia e Fierit për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh

Një 57-vjeçar, i cili ka qenë jurist i Kadastrës së Lushnjës, u arrestua nga policia e Fierit, pasi ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Selam Kasapi ka shërbyer pranë Hipotekës në vitet 2014-2016 ku ka regjistruar prona në emër të disa personave.

Ndaj tij kishte një dënim në 2020 nga Gjykata me 12 muaj burg si dhe masë sigurie arrest me burg.

Njoftimi i policisë

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Selami Kasapi, 57 vjeç, banues në Lushnjë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 18.05.2016, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Gjithashtu, po kjo Gjykatë, me vendimin e datës 06.07.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 12 muaj burg për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Shtetasi Selami Kasapi, gjatë viteve 2014-2016, ka qenë me detyrë jurist pranë ZVRPP Lushnjë dhe gjatë kësaj kohe ka shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumentet dhe duke regjistruar pronat në emër të disa personave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...