7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame, përcillet në banesën e fundit; homazhet pranë Akademisë së Shkencave

Artan Lame, ish-drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe figurë e njohur publike, do të përcillet sot në banesën e fundit. Homazhet do të zhvillohen në sallën “Libri Enciklopedik” të Akademisë së Shkencave, duke filluar nga ora 10:00, ndërsa varrimi do të bëhet në orën 12:00 në varrezat e Sharrës, Tiranë.

Familja Lame ka njoftuar se pritjet për nder të tij do të vazhdojnë edhe të mërkurën dhe të enjtjen në oraret 09:30–13:00 dhe 17:00–20:30 pranë agjencisë funerale “Alba 2000” në Rrugën e Durrësit (ish-ambasada jugosllave).

Artan Lame ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare në Gjermani, pas një ndërhyrjeje të vështirë në zemër dhe qëndrimi në gjendje kome. Ai ishte një figurë e njohur në administratën shqiptare, duke mbajtur poste të rëndësishme si zëvendësministër, drejtor i Trashëgimisë Kulturore, nënkryetar i Bashkisë Tiranë dhe drejtor i ALUIZNI-t.

Lame ishte gjithashtu publicist, studiues i historisë shqiptare dhe aktiv në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Për veprimtarinë e tij u dekorua me “Medaljen e Mirënjohjes” nga Presidenti i Republikës në vitin 2012, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...