32.9 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Fifi reagon ndaj kritikave për bashkëpunimin me Eglin: “Një artiste e vërtetë, jo influencuese”

Këngëtarja e njohur shqiptare Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale pas një vale kritika që mori pas një videoje trend në TikTok me Egli Takon. Ndryshe nga pritshmëritë, videoja nuk u prit mirë nga të gjithë, duke nxitur komente negative dhe pyetje mbi arsyet pse Fifi po përkrahnte Egli.

Në një postim emocional, Fifi shprehu zhgënjimin për paragjykimet ndaj angazhimeve të saj, sidomos në rolin e saj si producente:
“Po shoh plot komente, plot zhgënjime, plot fake accounts që paragjykojnë lëvizjet e mia si artiste, më saktësisht si producente,” shkroi ajo.

Fifi zbuloi gjithashtu një surprizë për fansat: një projekt i ri muzikor me Eglin, të cilin e cilësoi si rikthimin e merituar të artistes. Projekti me titullin ‘Jete’ pritet të publikohet nesër në orën 18:00.
“Nesër në orën 18:00 del projekti i ri ‘Jete’ i saj dhe shpresoj shumë ta kuptoni punën e madhe që kemi bërë si ekip,” shtoi ajo.

Duke iu përgjigjur kritikave se Egli prezantohet si influencuese apo tiktoker-e, Fifi e hodhi poshtë këtë ide, duke e cilësuar Egli “një artiste e vërtetë”.
Reagimin e saj ajo e përmbylli me një mesazh të ngrohtë: “Love you guys, Fifi.”

Ky reagim i Fifit vjen në një moment kur shumë artistë po përballen me presionin e opinionit publik në rrjetet sociale, duke sfiduar stereotipet dhe duke mbrojtur krijimtarinë e tyre në forma të ndryshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...