14.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Ish kreu i RENEA-s, Gert Shehu kishte tentuar t’i afrohej Sali Berishës dhe në selin blu

Gert Shehu dyshohet se kishte tentuar t’i afrohej Sali Berishës edhe gjatë kohës që kryedemokrati ndodhej në Selinë Blu.

Ish-kreu i RENEA-s, Erzen Breçani, tha se pasi 31-vjeçari iu dorëzua forcave të policisë, kishin hapur kamerat e sigurisë, ku rezulton se Shehu ishte parë duke ardhur rreth e rrotull oborrit.

Breçani po ashtu tregon se 31-vjeçari ka tentuar për t’iu afruar Berishës, derisa gjeti pikën e dobët, pikërisht kur ai po ecte dhe para tij ndodheshin gazetarët.

Erzen Breçani: Te PD kemi hapur kamerat dhe kemi parë, që personi ka tentuar edhe në oborrin e PD është sjellë rreth e qark badigardëve, atyre që e ruajnë fizikisht Berishën.Ka tentuar deri në momentin që e ka goditur dhe e ka gjetur pikën e dobët. Dhe është pika e dobët për çdolloj badigardi, është ndërhyrja përpara gazetarëve.Edhe në të gjitha deklarimet, se më pas ky nuk është i paidentifikueshëm, mbahet mend nga veshja, edhe ka tentuar të hyjë, bodigardët i kanë folur. Edhe thonë që ka tentuar të hyjë, që nga oborri. Dhe këtu ka gjetur momentin nga gazetarët. Ka qenë e pamundur për badigardët për t’u afruar.Ka tentuar për t’u afruar.I pyetur nëse 31-vjeçari ishte i stërvitur, Breçani tha: “Kishte forcë fizike dhe goditjen e ka dhënë të mirë, por një burrë i fortë i qëndron goditjes së fortë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT