22.3 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Përvetësoi 1 miliard dollarë përmes mashtrimit, zv/presidentja e Argjentinës dënohet me 6 vite burg

Zv/ Presidentja e Argjentinës, Cristina Fernández de Kirchner, u dënua të martën me 6 vjet burg nën akuzat për një skemë mashtrimi përmes së cilës përvetësoi 1 miliard dollarë duke favorizuar dhënien e projekteve publike ndërsa ishte në pushtet. Asaj gjithashtu i është ndaluar përjetësisht mbajtja e posteve publike.

Një trupë gjykuese e përbërë nga tre gjyqtarë e shpalli fajtore zonjën Kirchner për mashtrim, por hodhi poshtë akuzën për drejtimin e një organizate kriminale, për të cilën dënimi mund të ishte 12 vjet burg.
Është hera e parë që një nënpresidente argjentinase dënohet për një krim gjatë kohës që ushtron detyrën.

Vendimi nuk është përfundimtar pasi pritet apelimi në Gjykatën e Lartë, një proces që mund të zgjasë disa vite. Ajo do të ketë imunitet për aq kohë sa zgjidhet.

Mbështetësit e saj u zotuan se do ta paralizojnë vendin nëse ajo dënohet. Ata bllokuan qendrën e kryeqytetit Buenos Aires dhe marshuan drejt ndërtesës së gjykatës federale, duke u rënë daulleve dhe duke brohoritur ndërsa u përballën me barrierat e policisë.

Zonja Cristina Fernández de Kirchner i ka mohuar të gjitha akuzat. Ndaj saj u ngritën akuza se kishte favorizuar në dhënien e kontratave publike një manjat të industrisë së ndërtimit që ka lidhje të ngushta me familjen e saj.

Prokurorët thanë se zonja Fernández i dha padrejtësisht 51 projekte të punëve publike zotit Lázaro Báez, një manjati ndërtimi dhe aleat i hershëm i saj dhe bashkëshortit të saj Nestor Kirchner, i cili shërbeu si president nga viti 2003 deri në vitin 2007 dhe vdiq papritur në 2010.

Prokurorët Diego Luciani dhe Sergio Mola thanë se kompania e zotit Báez u krijua për të përvetësuar të ardhurat përmes projekteve publike që tejkalonin kostot e prashikuara dhe në disa raste nuk përfunduan kurrë. Kompania, thonë ata, u zhduk pas 12 viteve në pushtet të familjes Kirchner.

Vendimi i plotë i trupës gjykuese do të publikohet të shkurt dhe ka gjasa të apelohet në Gjykatën e Lartë, një proces që mund të zgjasë disa vite.

Sidoqoftë, ajo mbetet udhëheqësja e vetme e fraksionit të majtë të lëvizjes Peroniste. Ndaj saj janë ngritur edhe akuza të tjera, përfshirë atë për pastrim parashë ku përfshihen djali dhe vajza e saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...