4.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Ish-kryeministri: “Rikthimi i tretë i Sali Berishës në qeverisje do jetë më i suksesshmi”

Ish-kryeministri Sali Berisha iu është përgjigjur sot pyetjeve të ndjekësve të tij në ‘Facebook’, ndërsa është ndalur te rritja e rrogave dhe rikthimi në politikë.

Ai tha se synim për të ishte arritja e pagave për shtetasit e tij si ato të Sllovenisë.

Mes të tjerash ai tha se nuk di i zhgënjejë mbështetësit e tij, duke shtuar se rikthimi i tretë i tij në qeverisje do jetë më i suksesshmi, njësoj si Steve Jobs.

“Rikthimi i tretë i Sali Berishës në qeverisje do jetë më i suksesshmi. Do e krahasoj edhe njëherë me Steve Jobs, i cili pasi e larguan nga ndërmarrja e tij, u rikthye dhe i bëri botës iPod, iPad dhe iPhone. Një rikthim i tretë do ketë momente kulmore, gjithçka në interes të shqiptarëve. Ne arritëm me ato reforma ekonomike që ju thoni, të kalojmë nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta, në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Arritëm të jemi njerëzit më të paguar në Ballkan, madje më të paguar se bullgarët dhe rumunët. Objektivi ynë ishte të kapnim sllovenët se ata janë me rroga më afër me vendet e 15-shes së BE. Ku e bazoja unë këtë objektiv? Asnjë vend në Ballkan, as Sllovenia, as Serbia, nuk ka pasuri përrallore të Shqipërisë. Në këtë kontekst, është në detyrën e një qeverie që këto pasuri t’i kthejë një mirësi, në mirëqenie, në rroga, në pensione, begati dhe progres të qytetarëve. Kështu që unë mbetem i sigurt në realizimin e këtyre objektivave.”, pohoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vrasja e Jani Aliaj në burg, hetimet marrin kthesë: Dyshime se autor është i...

0
Hetimet për vrasjen e 49-vjeçarit Jani Aliaj në burgun e Koridhalos në Greqi kanë hyrë në një fazë të re, duke hedhur dyshime të...

Vdes në burgun e Shkodrës një i paraburgosur 19-vjeçar, nisin verifikimet për rrethanat

0
Një i paraburgosur ka ndërruar jetë ditën e sotme në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Shkodër. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se...

Horoskopi ditor, e Hënë, 26 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon durim. Mos reagoni menjëherë ndaj provokimeve. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi në vendime. Çështjet praktike ecin përpara. ♊ Binjakët Komunikimi ju ndihmon të zgjidhni...

Parashikimi I motit, e Hënë, 26 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe i paqëndrueshëm. Në pjesën më të madhe të territorit do të mbizotërojnë vranësira mesatare deri të dendura, me...

Aulona Musta: “Mateo ka pëlqim për Brikenën, por ajo mund të ketë një histori...

0
E ftuar në “Fan Club”, Aulona Musta komentoi raportin mes Brikenës dhe Mateos në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Sipas saj, ndërsa Mateo duket...