32.6 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet i hapur për të gjithë ata që nuk i janë bashkuar Kuvendit Kombëtar: ” Të mos shkojnë pas atij që e sheh partinë si pronë”

Ish-kryeministri Sali Berisha, u shpreh i hapur për të gjithë ata që nuk i janë bashkuar Kuvendit Kombëtar, ndërsa i bëri thirrje që të mos shkojnë pas kreut të PD Lulzim Basha, i cili sipas Berishës se konsideron partinë si pronë të tij.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se në qeverisjen e ardhshme të PD do të rivendoset e drejta e votës për emigrantët dhe diasporën.

“Sot jemi para detyrave të mëdha, këto detyra kërkojnë nga ne para së gjithash rikthimin e lirisë në familjen tonë, rikthimin e PD në shtëpinë e lirisë, kërkojmë bashkimin tonë, sot ne u mblodhëm këtu 9435 delegatë.

Shpreh respekt e nderimin tim për gjithë delegatët që për arsye shëndetësore për bllokim rrugësh kanë pasur dëshirë të madhe të jenë e s’kanë arritur, për gjithë ata që për skepticizmin apo arsye të tjera s’janë bashkuar sot në këtë forum.

Ne mbetemi të hapur për ta se ky Kuvend është edhe i tyre se kontributi i tyre do mbetet gjithmonë i cmuar, le të bashkohemi të mos shkojmë pas atij që e konsideron partinë si pronë personale, të mos shkojmë pas njeriut që s’ka asnjë normë përvec pabesisë, mos shkojmë pas drejtuesit që kalon nga disfata në disfatë nga humbja në humbje nga dështimi në dështim.

Demokratët meritijnë fitore, të ardhme, vizioni i tyre për Shqipërinë është vizioni më i shkëlqyer, rroftë PD e rithemeluar”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...