22.6 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

‘Ishte një nga djemtë më të mirë’, rrëfehet menaxheri i lokalit ku punonte 19-vjeçari që u vra në Fier

Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar ditën e djeshme në Fier, ku humbi jetën Grei Bihuci, kolegët e 19-vjeçarit kanë bërë homazhe në vendin e ngjarjes ku humbi jetën i riu. Në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi vendin, ka folur edhe menaxheri i lokalit ku punonte viktima.

Menaxheri i tij shprehet se Grei ka qenë një nga djemtë më të mirë të stafit dhe se nuk kishte sjellje problematike. Ai më tej shtoi se nuk kishin parë asnjë gjë të keqe tek i riu që mund ta çonte në këtë përfundim tragjik për Grein.

Ishte një nga djemtë më të mirë që kishin në staf, na vjen vërtet keq që u ndodh në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar, sepse nuk ishte djalë që mund të ishte negativ apo të sillte probleme, si në punë apo dhe në familje. Nuk kemi parë asnjë sjellje të keqe që mund ta çonte në këtë përfundim tragjik që Grei pati. Më shumë nuk kemi se çfarë të themi”, u shpreh menaxheri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nicolas Cage habit fansat me transformimin e papritur, shfaqet me flokë dhe mjekër tërësisht...

0
Nicolas Cage bëri që fotografët dhe fansat të kthenin kokën dy herë gjatë një prej daljeve të tij të rralla në tapetin e kuq,...

“Çfarë? Vërtet?”, Stallone zbulon si mësoi rastësisht për emërimin nga Trump: “Kjo nuk është...

0
Sylvester Stallone ka zbuluar një detaj të pazakontë rreth marrëdhënies së tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke treguar se nuk kishte pranuar të...

“Pajisja nuk mjafton”, mjeku amerikan ngre pikëpyetje pas vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë plazmaferezës

0
Vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis gjatë një procedure plazmafereze ka tërhequr vëmendje edhe jashtë Greqisë, ndërsa rasti ka hapur diskutime mbi sigurinë e...

“Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare”, historiani britanik pas aktgjykimit të Hagës

0
Kosova duhet ta rishikojë raportin e saj me misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, tha historiani britanik James Pettifer, duke...

IA, klima dhe pasardhësi i Guterresit, çështjet që pritet të dominojnë Asamblenë e Përgjithshme...

0
Çështja e rregullimit të Inteligjencës Artificiale pritet të jetë një nga temat që do të shqyrtohen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila...