11.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Ishte shpallur i vdekur, ekstradohet shqiptari i rrezikshëm, i dënuar me 25 vite burg

Një nga kriminelët shqiptarë me rrezikshmëri të lartë, Leonard Mnella, është arrestuar në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ekstraduar në Shqipëri. Mnella është i dënuar nga autoritetet italiane me 25-vjet burg për vepra të rënda penale, duke përfshirë bashkëpunim në organizatë kriminale, rrëmbim personi, tentativë zhvatjeje, shkelje të ligjit për armët dhe trafik droge në sasi të mëdha.

Krimineli shqiptar kishte shpallur vdekjen e tij në vitin 2013 nëpërmjet një vendimi gjyqësor të një Gjykate shqiptare, ndërsa ishte në arrati. Ai pretendonte se ishte i vdekur që nga viti 2003 në Amerikën Latine, duke shpëtuar kështu nga ndjekja e autoriteteve.

Operacioni për arrestimin dhe ekstradimin e Leonard Mnella u realizua në bashkëpunim të ngushtë mes Departamentit të Policisë Kriminale, Agjencisë DSS/OCIU (Shërbimi Diplomatik i Sigurisë/Njësia e Hetimeve Kriminale) pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe DHS/ICE-ERO (Departamenti Sigurisë Kombëtare/Agjencia ligjzbatuese e Emigracionit dhe Doganave) të SHBA. Mnella tashmë do të ballafaqohet me akuzat për veprat e tij kriminale në gjykatat shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...