16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Itali – Arrestohen dy shqiptarë për trafik kokaine: Përdornin makina dhe banesa me qira si bazë logjistike

Policia italiane ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë – një 34-vjeçar dhe bashkëpunëtorin e tij 19-vjeçar – pas një operacioni antidrogë në zonën e Chiasso-s, pranë kufirit me Zvicrën. Arrestimi ndodhi pasi agjentët e rendit pikasën një mjet të dyshimtë me qira, që drejtohej nga 34-vjeçari dhe e ndaluan për kontroll.

Gjatë inspektimit, në automjet u gjetën disa topa kokaine të gatshme për shitje, të cilat më pas u sekuestruan nga policia. Në vijim të kontrollit, autoritetet kryen një bastisje në apartamentin ku qëndronte i arrestuari, ku u gjetën sasi të tjera parash, ndërsa në dhomë ndodhej edhe bashkëpunëtori i tij, një 19-vjeçar shqiptar.

Sipas hetimeve paraprake, të dy të rinjtë rezultojnë të kenë kryer udhëtime të shpeshta në drejtim të Luganos dhe Italisë, duke përdorur gjithmonë makina me qira. Policia dyshon se këto udhëtime shërbenin për shpërndarjen dhe transportin e drogës.

Akuza ndaj tyre është “shkelje e rëndë e ligjit federal mbi narkotikët”. Autoritetet italiane theksojnë se ky rast është pjesë e një modeli kriminal që po shfaqet gjithnjë e më shpesh, ku shtëpi dhe makina me qira përdoren si bazë logjistike për trafik droge.

Kujtojmë se në shkurt të këtij viti, policia zbuloi dhe sekuestruar tre kilogramë kokainë në një vilë me qira në Pregassona, duke konfirmuar kështu një skemë të përsëritur të veprimit. Sipas hetuesve, edhe më parë kompania e automjeteve me qira, e lidhur me 34-vjeçarin shqiptar, kishte rënë në radarin e autoriteteve si pjesë e veprimtarive të dyshimta kriminale.

Hetimet vijojnë, ndërsa policia italiane është angazhuar për të zbardhur të gjithë rrjetin që qëndron pas trafikut dhe shpërndarjes së drogës në rajon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...