10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Itali — Gruaja rumune mbahet peng e abuzohet për një muaj, shpëtohet nga policia

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Katania të Italisë, ku një grua 44-vjeçare me origjinë nga Rumania është shpëtuar nga policia, pasi mbahej peng për më shumë se një muaj në një banesë.

Sipas mediave italiane, autor i ngjarjes është një 60-vjeçar italian, i cili kishte publikuar në rrjetet sociale një njoftim të rremë pune, duke kërkuar një “grua për kujdesin e shtëpisë”.

E ndjera, në kërkim të punës, kishte kontaktuar me burrin dhe kishte rënë dakord të fillonte punën në banesën e tij. Por oferta ishte një kurth: sapo ajo mbërriti, burri e izoloi dhe e mbajti të mbyllur, duke abuzuar seksualisht me të për një muaj të tërë.

Operacioni i policisë që çoi në shpëtimin e gruas ndodhi pas një sinjalizimi nga fqinjët, të cilët kishin dëgjuar zhurma dhe kërkesa për ndihmë nga brenda banesës.

Autori është arrestuar dhe akuzohet për rrëmbim, dhunë seksuale dhe mbajtje peng të personit, ndërsa viktima ndodhet nën kujdesin e autoriteteve dhe po merr ndihmë psikologjike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...