4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Itali / Si 36-vjeçarja e kishte futur në kurth çiftin, duke i vrarë barbarisht.

Një gjykatë në Itali ka vendosur që të lërë në burg 36-vjeçaren Elona Kalesha pasi dyshohet se është autorja e vrasjes së ish-vjehrrit e vjehrrës së saj, Shpëtim dhe Teuta Pasho.

Mediat italiane raportojnë se 36-vjeçarja e kishte futur në kurth çiftin, duke i vrarë barbarisht.

Në dosjen hetimore thuhet se ajo ka vrarë prindërit e ish-të dashurit, Taulant Pashos, i cili ndodhet në një burg në Zvicër. Taulant Pasho nuk po hetohet për momentin.

Në dosje theksohet se Elona e kishte joshur çiftin Pasho në shtëpinë e saj, shumë pranë qendrës historike të Firences, me një justifikim.

Pasi i kishte pritur në shtëpi, çifti kishte rënë në gjumë. Elona mendohet se ka sulmuar fillimisht Shpëtimin me një thikë 8 centimetra të gjatë. Më pas ka rrahur dhe mbytur Teutën.

Për më tepër, pas krimit, Elona thuhet se nxiti vajzën e çiftit, Vitore Pashon që të gënjente për apartamentin, duke deklaruar se herën e fundit ata kishin qëndruar në shtëpinë e saj.

Më herët ka pasur raportime se Elona e mbante Vitoren nën presion, pasi e dinte se ajo kishte një aferë me një burrë të martuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...