10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Italia goditet nga stuhitë e forta: Toscana dhe Verona ndër zonat më të prekura

Italia është përballur sot me një valë të re moti të keq, ku stuhitë e forta të shiut, breshëri dhe erërat e fuqishme kanë shkaktuar probleme të shumta në disa rajone të vendit. Situata më e rënduar është raportuar në zonën e Toskanës, veçanërisht në Versilia, ku guvernatori Eugenio Giani ka njoftuar se rajoni është goditur nga një stuhi e fortë shiu dhe breshëri, me erëra që kanë arritur deri në 108 km/h.

Një trazirë intensive po kalon nëpër zonat e Versilia,” shkruan guvernatori Giani në mediat sociale, duke përshkruar stuhinë e fuqishme të breshërit dhe erërat që kanë arritur deri në 107 km/h në Forte dei Marmi, përpara se të përparojnë drejt zonave të brendshme.

Në të njëjtën kohë, situata ka qenë mjaft kritike edhe në Veronë, ku erërat e forta dhe reshjet e dendura të shiut dhe breshërit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Një tornado goditi Monteçhia Crosara, duke shkatërruar pjesërisht sallën e sportit dhe duke rrëzuar disa pemë, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Erërat e forta kanë çuar gjithashtu në rrëzimin e tjegullave nga çatitë, duke rrezikuar jetën e qytetarëve në zonat e prekura. Autoritetet lokale janë në gatishmëri për të menaxhuar situatën dhe për të ndihmuar banorët.

Sipas parashikimeve, kjo stuhi pritet të prekë edhe Shqipërinë gjatë ditës së nesërme, duke sjellë me vete një ulje të ndjeshme të temperaturave në të gjithë territorin. Autoritetet kanë këshilluar qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të marrin masat e nevojshme për t’u mbrojtur nga kushtet e motit të keq.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...