28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu Shpreh mirënjohjen për zgjedhjen si anëtare e kryesisë së PS

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka reaguar për herë të parë pas zgjedhjes së saj si anëtare e Kryesisë në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste (PS). Në një postim në Facebook, ajo ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë ndaj të gjithë atyre që besuan tek ajo dhe e mbështetën në këtë detyrë të re.

“Partia Socialiste është familja e vetme politike me ekipin, frymën dhe vizionin për një Shqipëri Europiane,” shkruan Koçiu, duke theksuar rëndësinë e këtij besimi të marrë nga anëtarët e Asamblesë.

Ajo e përshkroi zgjedhjen e saj si një privilegj të madh, duke nënvizuar vetëdijen për përgjegjësinë që sjell kjo detyrë. “Dua të shpreh mirënjohje të thellë dhe të falënderoj nga zemra të gjithë shoqet dhe shokët anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste për besimin dhe mundësinë që më dhanë për të qenë pjesë e Kryesisë së kësaj force,” tha Koçiu.

Ajo gjithashtu u shpreh se pret me padurim të fillojë punën së bashku me ekipin për objektivat e ardhshme, duke përfshirë edhe fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe sigurimin e mandatit të katërt qeverisës. Koçiu është optimiste se Partia Socialiste do të arrijë rezultate të jashtëzakonshme për shqiptarët dhe vendin, duke ecur përpara drejt objektivit për Shqipërinë 2030.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...