4.5 C
Tiranë
Wednesday, March 25, 2026
spot_img

Italianët i dhanë sot lamtumirën e fundit Silvio Berluscon-it, familjarët në lot

Me një duartrokitje të gjatë dhe kore që thërrisnin emrin e tij, italianët i dhanë sot lamtumirë një simboli. Silvio Berlusconi, katër herë kryeministri, themeluesi i Fininvest dhe Mediaset, ish-presidenti i Milanos dhe krijuesi i Forza Italia, u përcoll me nderimet më të larta në ceremoninë e zhvilluar në Duomon e Milanos së tij.

Në rresht të parë 5 fëmijët dhe partnerja Marta Fascina, e cila qëndroi pranë arkivolit teksa bënte rrugën për në Kishë. Në ceremoni të pranishëm 2000 personalitete të politikës, gazetarisë, artit e sportit, jetën e një pjesë të madhe të cilëve ‘Kavalieri’ shënjoi.
Silvio Berlusconi u nderua nga e gjithë politika italiane, e cila me të mbylli një kapitull 3 dekadësh, ndërsa homazh bëri edhe politika botërore. Të pranishëm në meshën solemnte ishin krerë shtetesh nga e gjithë bota, mes të cilëve edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rreth 10 mijë qytetarë të ardhur nga e gjithë Italia, ku spikatnin grupe tifozerish të Milanit, ndoqën përmes ekraneve gjigande pata Duomos. Flamujt u ulën në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike nga e hëna, ndërsa e sotmja ishte ditë zie në Itali.
Pas nderimit të fundit trupi i Berlusconi u nis për në Arcore, atje ku ai sipas dëshirës së fundit të tij do të digjet dhe hiri do të vendoset në kapelën e vilës shumë të famshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në aksin Fier–Lushnjë/ Përplasen “Benz”-i dhe kamionçina, dy të lënduar

0
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin e vjetër Fier–Lushnjë, ku janë përplasur dy automjete. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë...

“Nafta 217 lekë/litër”/ Shoqatat e transportit paralajmërojnë: Nga e hëna reduktojmë 30% të autobusëve

0
Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban kanë reaguar publikisht për rritjen e çmimit të karburantit, duke paralajmëruar pasoja...

“E keni frikë Selinën”/ Arbër Hajdari përplaset me Rogerti në ‘Big Brother VIP Albania’

0
Debate të forta janë regjistruar gjatë prime-t të kësaj të marte në spektaklin ‘Big Brother VIP Albania’, ku opinionisti Arbër Hajdari është përplasur me...

“Nafta 2.4 euro, Rama bën propagandë”/ Luçiano Boçi: Rritja e çmimeve po përdoret për...

0
Rritja e menjëhershme e çmimit të karburanteve ka vënë në vështirësi ekonomike qytetarët shqiptarë, ndërsa opozita akuzon qeverinë për mosveprim dhe tolerim të spekulimit...

Tragjedia në Kuman/ Banorët:”Gruaja ishte shtëpiake, nuk dilte nga shtëpia“

0
Banorët e fshatit Kuman janë shprehur të tronditur pas ngjarjes së rëndë, ku një 80-vjeçar qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij dhe më pas...