Pas rezultateve të referendumit që rrëzuan reformën gjyqësore, kryeministrja Giorgia Meloni u shpreh përmes rrjeteve sociale se vendimi i votuesve do të respektohet.
“Ne do të ecim përpara, siç kemi bërë gjithmonë, me përgjegjësi, vendosmëri dhe respekt për popullin italian dhe për Italinë,” shkroi Meloni, duke theksuar angazhimin e saj për të vijuar drejtimin e vendit pavarësisht sfidave politike.
Mesazhi vjen në një moment ku rezultatet e referendumit konsiderohen një test i rëndësishëm për qeverinë e saj dhe stabilitetin e lidershipit të krahut të djathtë në Itali.






