26.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Trump shtyn ultimatumet ndaj Iranit: “Jemi në prag të një mundësie reale për marrëveshje”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të hënën se ka vendosur të shtyjë çdo sulm ushtarak ndaj rrjetit elektrik të Iranit për pesë ditë, disa orë para skadimit të afatit që kërcënonte përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit. Në një postim në TruthSocial, ai theksoi se kjo shtyrje vjen pas bisedimeve intensive që kanë zhvilluar të dërguari i tij i posaçëm, Steve Witkoff, dhe dhëndri Jared Kushner me zyrtarë iranianë.

“Kemi pasur bisedime shumë, shumë të forta. Do të shohim se ku do të çojnë ato. Kemi pika kryesore të marrëveshjes, pothuajse të gjitha,” tha Trump, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara ndodhen “në prag të një mundësie reale për të arritur një marrëveshje”.

Ai nuk zbuloi identitetin e personit me të cilin po negociohet, por theksoi se nuk bëhet fjalë për Udhëheqësin Suprem Ajatollah Mojtaba Khamenei. Sipas tij, janë disa udhëheqës të tjerë iranianë që kanë rol në negociata.

Sipas mediave ndërkombëtare, Turqia, Egjipti dhe Pakistani kanë ndërmjetësuar bisedimet, ndërsa ministri i jashtëm iranian Abbas Araqchi ka konfirmuar iniciativa për uljen e tensioneve, duke kërkuar që Uashingtoni të marrë pjesë drejtpërdrejt në dialog.

Kjo vendimmarrje vjen pas paralajmërimeve të Trump të së shtunës për shkatërrimin e termocentraleve iraniane nëse Teherani nuk do të lejonte qarkullimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orëve. Me këtë shtyrje, situata mbetet e ndjeshme, ndërsa diplomacia po përpiqet të shmangë një konflikt të hapur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...