22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Izraeli intensifikon ofensivën në Gaza ndërsa situata humanitare alarmon botën

Rripi i Gazës – Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për armëpushim, Izraeli ka kaluar në fazën tjetër të operacionit ushtarak në Rripin e Gazës, me synimin e pushtimit të plotë të territorit dhe çmontimit të Hamasit. Prej të enjtes, mbi 50 mijë rezervistë janë mobilizuar dhe lagjet periferike të qytetit të Gazës tashmë janë nën kontrollin e forcave izraelite, ndërsa ofensiva pritet të intensifikohet në ditët në vijim.

Hamas ka pranuar një plan të ri për armëpushim të ndërmjetësuar nga Katari, por Izraeli nuk ka dhënë ende një përgjigje zyrtare. Zyrtarët izraelitë njoftojnë për përpjekje për evakuimin e civilëve dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare, duke bërë thirrje që stafi mjekësor dhe organizatat ndërkombëtare të zhvendosen në jug të Gazës.

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar se planet për marrjen e qytetit janë përshpejtuar, por mediat izraelite paralajmërojnë se operacioni mund të zgjasë deri në vitin 2026.

Në një konferencë ndërkombëtare në Japoni, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, përsëriti thirrjen për armëpushim të menjëhershëm. Ai paralajmëroi për rrezikun e vdekjes masive dhe shkatërrimit të plotë që mund të shkaktojë ofensiva dhe dënoi zgjerimin e vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor, duke e konsideruar atë shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Edhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka apeluar për përmbajtje, duke theksuar se zgjerimi i operacioneve mund të sjellë një krizë humanitare të pakthyeshme. Aktualisht, 80% e sipërfaqes së Gazës është përfshirë nga urdhrat për evakuim, duke e bërë të pamundur për civilët të gjejnë strehim.

Situata humanitare mbetet kritike: mungesë ushqimesh, uji i pijshëm dhe ndihmat mjekësore janë të pakta, ndërsa bota vazhdon të bëjë thirrje për ndalimin e gjakderdhjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...