8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Izraeli vazhdon sulmet në Veri të Gazës: Të paktën 13 civilë Palestinezë humbasin jetën

Të paktën 13 palestinezë kanë humbur jetën pas sulmeve të ushtrisë izraelite në veri të Rripit të Gazës, sipas raportimeve nga Anadolu. Burimet shëndetësore njoftojnë se sulmet goditën zona ku ishin grumbulluar civilët në lagjen Al Salaten, në perëndim të Beit Lahia, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 8 personave.

Një tjetër sulm është kryer pranë një klinike shëndetësore në lagjen Sheikh Radwan, në qytetin e Gazës, ku humbën jetën 5 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Ushtria izraelite, që nga data 5 tetor, mban nën rrethim intensiv zonat veriore të Gazës, përfshirë kampin e refugjatëve Jabalia, ndërsa synon të dëbojë popullsinë lokale nga këto territore. Shënjestrimi i zonave ku grumbullohen civilët është bërë një praktikë e përsëritur në këto sulme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...