18.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Arrestoehet kryetari i PD-së dhe PL-së në Pogradec, pas angazhimit në mosbindjen civile në Elbasan

Policia ka ndaluar tre protestues të përfshirë në mosbindjen civile të opozitës në Elbasan, të zhvilluar mbrëmjen e së martës. Midis të arrestuarve janë kryetari i Partisë Demokratike të Pogradecit, Genti Çela, kryetari i Partisë së Lirisë së Pogradecit, Gentian Çala, dhe aktivisti demokrat Luan Tollozhina. Policia e Elbasanit kishte shpallur në kërkim të tre personat për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit.” Ata u ndaluan nga policia e Pogradecit dhe u dërguan pranë Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.

Gjatë hetimeve në lidhje me protestën e zhvilluar në zonën e Bradasheshit, Policia e Elbasanit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit, arrestoi edhe shtetasit A. P., H. L., dhe E. P., për veprat e lartpërmendura. Po ashtu, u proceduan në gjendje të lirë disa deputetë të Partisë Demokratike dhe të tjerë të përfshirë në bllokimin e qarkullimit rrugor.

Në incidentin e ndodhur te rrethrrotullimi në Shijon, pjesëmarrësit në protestë bllokuan për rreth dy orë trafikun në aksin “Tiranë-Elbasan,” duke përdorur edhe tre automjete për të bllokuar rrugën. Policia ka sekuestruar këto automjete dhe është në kërkim të një automjeti të katërt, që dyshohet se u përdor gjithashtu për të penguar qarkullimin. Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...