35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Ja çfarë vendimi mori dje Gjermania për 20 vende/ Covid-19 ndryshon sërisht rregullat

Nga dita e djeshme (e diel 20 shkurt), qeveria federale ka hequr rreth 20 vende nga lista e zonave me rrezik të lartë, përfshirë edhe Spanjën, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Kështu ka bërë të ditur Instituti Robert Koch (RKI).

Tunizia, Maroku dhe India janë hequr po ashtu nga lista, si dhe disa pjesë të Francës. Kjo mundëson ardhjen më të lehtë të udhëtarëve nga këto vende në Gjermani, sepse këto vende nuk klasifikohen më si zona me rrezik të lartë. Në vendimin e fundit asnjë vend tjetër nuk është klasifikuar si zonë me rrezik të lartë.

Vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina vazhdojnë të mbeten në listën e vendeve të rrezikuara, sikur edhe Zvicra dhe shumë vende të tjera fqinje të Gjermanisë. Kjo do të thotë se personat që vijnë nga këto vende duhet të plotësojnë formularët për hyrje në Gjermani, e nëse nuk janë vaksinuar apo shëruar në tre muajt e fundit, duhet të kenë teste negative dhe të futen në karantinë.

Deri tani më shumë se 100 vende janë klasifikuar si zona me rrezik të lartë. Qeveria federale dhe ato të landeve kanë vendosur të mërkurën që klasifikimi i vendeve duhet të rishikohet, me qëllim që të lehtësohen udhëtimet përsëri. Për vendet me rrezikshmëri të lartë vlejnë rregulla të posaçme për hyrje të udhëtarëve nga këto vende në Gjermani. Për personat e pavaksinuar dhe që nuk janë shëruar vlejnë edhe rregullat e karantinimit.

Karantinimi dhe udhëtimet

Kushdo që hyn në vend nga një zonë me rrezik të lartë dhe nuk është plotësisht i vaksinuar – do të thotë nuk është vaksinuar të paktën dy herë – ose nuk është shëruar në tre muajt e fundit, duhet të futet në karantinë për dhjetë ditë.

Karantinën mund ta shkurtojë pas pesë ditësh nëse e bën një test dhe ai rezulton negativ. Për fëmijët që nuk kanë mbushur ende moshën gjashtë vjeç, izolimi përfundon automatikisht pesë ditë pas hyrjes në vend. Ata nuk kanë nevojë për teste.

Klasifikimi i një vendi si zonë me rrezik të lartë lidhet edhe me paralajmërimin e Ministrisë së Jashtme për udhëtime turistike të panevojshme. Ndërsa heqja e vendeve nga kjo listë i lehtëson edhe udhëtimet turistike në këto vende.

Gjermania ka vendosur së fundi që të heqë masat kufizuese në tri faza të ndryshme. Ndërsa me 20 mars pritet të hiqen të gjitha masat në këtë vend

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...