6.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Ja kush ishte biznesmeni të cilit ju vendos tritol mëngjesin e sotëm

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me shpërthimin me tritol që ndodhi në katin e parë të një banese në rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet.

Burime bëjnë me dije se lënda plasëse u vendos në pronën e 60-vjeçarit Remzi Ponari. Nga informacionet e deritanishme, si dhe hetimet e lidhura me rastin dyshohet se tritoli është vendosur për motive që lidhen me aktivitetin tregtar të 60-vjeçarit, pasi dhe vetë vendi ku u vendos tritoli në katin e parë të banesës shërbente si dyqan për shitjen e xhamave.

Grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 24.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Siri Kodra”, afër një banese dy katëshe në pronësi të shtetasit R. P., 60 vjeç, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e biznesit në katin e parë, që ndodhet poshtë banesës.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...