18.5 C
Tiranë
Thursday, September 26, 2024
spot_img

Ja si kultivohej droga në vilën luksoze në Vlorë, 6 persona në pranga dhe 2 në kërkim

6 persona kanë rënë në pranga në Vlorë ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pas një operacioni anti-drogë.

Të arrestuarit janë Dritan Koçiraj, Niko Dhima, Florjan Çaushaj, Ledjon Zahaj, Edmond Begaj dhe Gentjan Metushi

Ndërkohë në kërkim u shpallën Përparim Koçiraj dhe Lorenc Xhaferri.

Ndërkohë kanë dalë ehe pamjet e operacionit anti-kanabis në Vlorë, ku u zbuluan 2 ambiente të përshtatshme për kultivim të lëndës narkotike në një vilë luksoze. Forcat blu arritën ta zbulonin pas një tentative vrasje dhe cuan në pranga 6 persona.

Gjatë kontrolleve policia ka gjetur dhe sekuestruar 11 kilogramë kanabis në formë boçeje, 534 bimë narkotike, 156 llamba, 123 reflektorë, 11 ventilatorë, 4 aspiratorë, 7 kondicionerë dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

“Shtëpia e barit” ishte brenda një vile 3-katëshe, ku kati 1 dhe 3 ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT