7.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

‘Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë €’/Skema e mashtrimit të Florian Gjergjit, ja si u zbulua

Një tjetër skemë mashtrimi pas së cilës dyshohet se fshihet supermashtruesi Florian Gjergji është zbuluar nga policia, pre e së cilës ka rënë një biznesmen nga Librazhdi, Flamur Rrushi. Pa e menduar dy herë se pas këtij mesazhi mund të fshihej një mashtrues, biznesmeni paketoi 100 mijë eurot në një kuti këpucësh, i mbuloi me një qese të bardhë, dhe ia dorëzoi ‘mikut të Taulant Ballës’.

Por më pas, Rrushi kuptoi që personi që e kishte kontaktuar nuk ishte ministri Balla, për të cilin thotë se e mik familje, dhe kështu iu drejtua policisë për kryer denoncimin.

“Jam në drekë, ma mbaron një porosi? Do kaloj një miku im andej, jepja 100 mijë euro dhe rregullohemi”, thuhej në mesazh.

Biznesmeni ka rënë dakord direkt dhe më pas është diskutuar për vendin e takimit. Ai është takuar me personin i cili do të merrte paratë në një spital privat në Tiranë. Taksisti Kristjano Përndoj ka marrë paratë dhe është larguar, pa zbritur nga makina.

Në dosje thuhet se Flamur Rrushi i mori 100 mijë eurot borxh te të afërmit e tij për t’ia dhënë Taulant Ballës dhe më pas borxhin e ka shlyer pjesërisht pasi ka tërhequr para nga banka.

“Shumën prej 100 000 euro deklaron se ia ka marrë borxh një të afërmi. Dhe më pas ia ka shlyer pjesërisht pasi i ka tërhequr. Deklaron se e ka mik familjar Ministrin Taulant Balla dhe ka patur një numër kontakti tjetër deklaron se me shtetasin e kallëzuar nuk ka folur me zë por vetëm me mesazhe”, thuhet në dosje.

Një ditë më pas, 2 maj, biznesmeni ka kuptuar që është mashtruar dhe ka bërë denoncimin ne Policinë e Elbasanit. Gajtë marrjes në pyetje ai ka deklaruar se me ndihmën e të afrëmeve ka kuptuar që personi me të cilin kishte komunikuar, nuk ishte numri që përdorej nga ministri Balla

Florian Gjergji, edhe më herët ka tentuar të zhvat para nga biznesmenë të ndryshëm me të njëjtën skemë: Duke u shtirur si njerëz të pushtetit, nga Erjon Veliaj e deri tek Niko Peleshi. Në pjesën më të madhe të rasteve biznesmenët e kanë nuhatur skemën dhe njoftuan policinë, e cila ka kryer arrestime në flagrancë në momentet që do të bëhej shkëmbimi i parave. Këtë skemë e kuptuan Pëllumb Salillari, Ramë Geci, Geront Çela dhe Aleksandër Gavoçi, por jo një drejtoreshë e Vilma Nushit, e cila e besoi mashtruesin dhe i dha 50 mijë euro.

Florian Gjergji është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe dyshohet se gjithçka e bënë nga Gjermania, por deri tani nuk është mundur të lokalizohet për t’u arrestuar dhe dhënë llogari për skemën e tij të çmendur të të shtirurit si “njeri i pushtetit” që kërkon para te biznesmen të fuqishëm.

Biseda

Mashtruesi: Si je. Sa than rruga deri në Tiranë me marr një porosi.

Taksisti: Deri në Tiranë 50 është.

Mashtruesi: Për sa mundesh me ik. A shkon deri 9-pak te Hygea tiranë.

Taksisti: Besoj që po

Mashtruesi: Te spitali. 100 mijë po të jap

Taksisti: O shok a është e ligjshme

Mashtruesi: Po me vlla ca thu

Taksisti: te nisem. Pra mos te humb ma kohe

Mashtruesi: ok nisu

Taksisti: ok.

Ora 20.18 telefonate pa përgjigje. Ora 20.19 telefonate me kohëzgjatje 53 sek

Mashtruesi: sa minuta larg je

Taksisti: besoj 15 min këtu jam.

Taksisti: Shok kam mbërri.

Mashtruesi: okk,

Taksisti: Merr tel at porosinë thuj këtu jam

Kanë një telefonate zanore 38 sekonda, 23 sek, 14 sek

Në orën 22.14 dërgohet sms: flm shume shok.

Dosja Hetimore:

Më datë 1 maj biznesmeni Rrushi ka dorëzuar 100 mijë eurot tek taksisti Kristjano Përndoj në një spital. Biznesmeni i kishte futur paratë në një kuti këpucësh të mbuluar me qese të bardhë dhe më pas ka ikur.

“Me datë 02.05.2004, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan është paraqitur shtetasi Flamur Rrushi, i biri i Sheftki dhe Xhenike, i datëlindjes 22.11.1967, lindur dhe banues në fshatin Qukës, bashkia Librazhd, me kombësi dhe shtetësi Shqiptare, me gjendje civile i martuar me arsim të mesëm, me ne personal G71122107G, i cili ka deponuar kallëzimin

Në deklarimin dhe kallëzimin e tij shtetasi Flamur rrushi kallëzon se: “Eshtë paraqitur në polici pasi do të bëjë kallëzim, pasi në datë 01.05.2024, në aplikacionin Viber, e ka kontaktuar një person me emrin “Taulant Balla, i cili fillimisht i ka dërguar mesazh dhe me pas e ka telefonuar 2 herë nëpërmjet Viber, por nuk i është përgjigjur pasi nuk dinte ta përdorte Viber. Më pas kontakti me emrin “Taulant Balla”, i ka dërguar mesazh duke i thonë jam në një drekë”, “ma mbaron një porosi”, “do kaloj një miku andej jepja 100 mije euro dhe rregullohemi”. Flaumri i ka kthyer mesazh duke i thënë “Ok”, “të flasi me mua”. Kontakti “Taulant Balla”, i ka kthyer duke i thënë “ok po telefonon pas pak”. Kjo bisedë është zhvilluar rreth orës 14:00 me anë të mesazheve. Më pas Flamuri ka komunikuar me telefon me një shtetas i cili posedonte numrin e telefonit 068**** dhe i ka thënë se po e priste në Librazhd, ndërsa ai ia ka kthyer duke i thënë se vonohej se kishte punë në Elbasan, ku më pas ka komunikua më me këtë shtetas pasi fiku telefonin. Rreth orës 17:00 po i njëjti kontakt me emrin “Taulant Balla, i ka dërguar përsëri mesazh duke i thënë “u lidhe me të”, Flamuri iu përgjigj duke i thënë “po po e pres po vi unë në Tiranë dhe ndërkohë ai iu përgjigj duke i thënë “Faleminderit, nga e diela të bëjë telefon, hamë ndonjë drek”. Rreth orës 18:00 Flamuri i ka dërguar përsëri mesuch personit dike i thëse “ka 3 orë që e pret dhe ka fikur telefonin” dhe në këtë moment ai i ka thënë “Eka dërguar diku tjetër dhe po munde mi sill nesër në Tiranë “, Flamuri përgjigjet duke i thënë “po”.

Sapo Flamuri mbërriti në Tiranë, i dërgon mesazh duke i thënë “Arrita”, por ai i ktheu duke i thënë “Se po vonohet pak, prite pak nëse mundesh, nëse jo lëviz”. Flamuri i shkruan “Po e pres dhe ku ta pres”, ai i përgjigjet “te spitali Hygea”. Rreth orës 21:15 Flamurin e telefonon numri 069**** duke i thënë që është brenda në spital dhe i dha sinjal me dritat e makinës. Flamuri vuri re se ky shtetas kishte një automjet tip Mercedez Benz, me targa AE924T dhe lexonte “Taxi”. Pas kësaj Flamuri afrohet te mjeti dhe në mjet ndodhej vetëm drejtuesi i cili nuk zbriti, dorëzon shumën e 100 mijë eurove të cilat i kishte futur në një kuti kartoni dhe kutin e kartonit në një qese të bardhë”, thuhet në dosje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT