29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Janë maska të Sudes”, Kryeministri Rama sulmon forcat e reja politike në mitingun e Selanikut

Gjatë fjalimit të tij në mitingun e Selanikut, kryeministri Edi Rama ka shprehur qëndrim kritik ndaj forcave të reja politike që po kërkojnë të rivalizojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Ai i ka quajtur këto forca si “maskat e Sudes,” duke i krahasuar me personazhin e famshëm të firmave piramidale.

Rama theksoi se, pavarësisht se disa prej këtyre forcave kanë figura të reja, ato janë të ngjashme me përfaqësuesit e vjetër dhe nuk përbëjnë një alternativë të vërtetë. “Të gjitha llojet e fytyrave që iu dalin përpara dhe ju bëjnë fushë me lule, kujdesuni, janë maska të Sudes,” deklaroi ai, duke theksuar se pas këtyre maskave qëndron një kulturë politike dhe një qasje e ngjashme ndaj popullit.

Ai vazhdoi të thotë se këto forca politike kanë dështuar në të kaluarën, duke i përmendur si përgjegjëse për dështimin e shqiptarëve duke i zhytyr ata në borxhe. “Nuk ka lojë për të filluar me asnjë prej tyre, sepse loja e të gjithë atyreve ka mbaruar,” përfundoi Rama.

Kjo është hera e dytë brenda disa ditësh që Rama shpreh kritika ndaj forcave të reja politike, duke përmendur gjithashtu kreun e Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, të cilin e quajti “Sude me gjyzlykë” gjatë një takimi me pensionistë. Këto komente reflektojnë tensionin në politikën shqiptare ndërmjet partive tradicionale dhe atyre emergjente.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...