Ish missi Valbona Selimllari ishte ditën e sotme e ftuar në një lidhje live televizive, ku komentoi pjesëmarrjen e saj mbrëmë si pjesë e jurisë së spektaklit “Miss & Mister” brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”.
“Jemi kënaqur, o sa shumë jemi kënaqur. Ishin aq të mirë të gjithë. Në fund fare ju thashë po shijojeni këtë gjë, se më del ndonjëherë në Instagram ndonjë debat. U thashë shijojeni, gëzojeni se është një marrëdhënie e bukur që krijoni me njëri-tjetrin, pse jo,” deklaroi Selimllari.
E pyetur nga moderatorja Sidorela Gjoni nëse do të bëhej ndonjëherë banore e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ish missi u përgjigj shkurt me një “jo”, duke sqaruar distancimin e saj nga eksperienca si pjesë e konkurrentëve.






