34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Kapërcim historik në 33 kapitujt” – Dhuka: 2025, moment kyç për Shqipërinë europiane

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka, deklaroi se Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, teksa viti 2025 shënoi një kapërcim historik me çeljen e negociatave në të 33 kapitujt.

Duke folur në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, të zhvilluar në Pallatin e Brigadave, Dhuka e cilësoi hapjen e të gjithë kapitujve si një moment të paprecedentë për vendin.

“Në vitin 2025, Shqipëria çeli negociatat në të gjitha fushat, në 33 kapitujt, siç quhen në gjuhën e negociatave. Kjo është një portë e madhe që hapet drejt destinacionit – anëtarësimit në familjen europiane”, u shpreh ajo.

Sipas saj, hapja e negociatave është shprehja më e lartë e mbështetjes politike nga 27 vendet anëtare të BE-së për Shqipërinë europiane. Dhuka theksoi se në këtë proces vendi ecën në çdo hap me Komisionin Europian dhe gëzon mbështetjen e tij të plotë.

Ajo vuri në dukje se ky zhvillim është rezultat i një pune të përditshme dhe sistematike, sidomos gjatë pesë viteve të fundit, pas rekomandimit pozitiv të Komisioni Europian në vitin 2019 për çeljen e negociatave.

“Ky kapërcim historik flet për aftësinë e vendit si i tërë, për institucionet dhe profesionistët tanë, si dhe për një vullnet politik të palëkundur për Shqipërinë Europiane 2030”, deklaroi Dhuka.

Ministrja bëri të ditur se gjatë 14 muajve të fundit janë miratuar 75 ligje dhe akte nënligjore me karakter transformues europian, në fusha kyçe si drejtësia, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, siguria, barazia sociale dhe të drejtat e njeriut.

Sipas saj, Kuvendi ka mandatuar standardin europian në disa paketa të rëndësishme ligjore, përfshirë ndryshimet në Kodin Penal, ligjet për sistemin e drejtësisë, substancat psikotrope, luftën kundër drogës, kontrollin e eksporteve dhe parandalimin e trafikut të armëve, si dhe ligjin për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve nga veprimtaritë kriminale.

Dhuka e cilësoi integrimin europian si një mision të përbashkët dhe falënderoi deputetët për bashkëpunimin gjatë vitit 2025, duke theksuar se rruga drejt anëtarësimit kërkon ritëm të lartë reformash dhe angazhim të vazhdueshëm institucional.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...