22.8 C
Tiranë
Friday, June 26, 2026

Harry Styles ironizon vijën e flokëve gjatë intervistës: “Kjo vijë flokësh, ama…”

Los Angeles – Harry Styles ka shkaktuar të qeshura në studio gjatë paraqitjes së tij në emisionin Royal Court, të moderuar nga Brittany Broski. Në një moment të intervistës, kur u pyet nëse dhëmbët e tij janë fallco, ish-anëtari i One Direction u përgjigj me humor: “Jo, por kjo vijë flokësh, ama…”

Komentet e Styles nuk kanë kaluar pa u vënë re, duke shtuar spekulimet për flokët e tij që kanë qarkulluar prej katër vitesh në media. Muzikanti ka mohuar më parë çdo zë për tullacësi, duke e bërë të qartë se eksperimentimi me pamjen ka qenë gjithmonë pjesë e stilit të tij unik.

Fansat e panë më parë të befasuar me një “buzzcut” në vitin 2023, të cilin më pas e rriti sërish në fillim të vitit 2024. Paraqitja e tij më e fundit publike ishte në Grammy Awards më 1 shkurt, ku prezantoi çmimin për albumin e vitit, duke u shfaqur me flokë të shkurtër dhe një xhaketë Dior me shkëlqim.

Humori i tij dhe transparenca për pamjen e flokëve duket se e mbajnë artistin në qendër të vëmendjes mediatike, duke treguar edhe një herë sensin e tij për të qeshur me vetveten.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“America qëndron pranë Venezuelës”/ SHBA dërgon menjëherë ekipe shpëtimi dhe ndihma humanitare pas tërmeteve...

0
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar dërgimin e menjëhershëm të ekipeve të kërkim-shpëtimit, pajisjeve mjekësore dhe ndihmës humanitare në Venezuelë, pas tërmeteve të fuqishme që...

“Mund t’ia sugjeroni për foto profili”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën me kullën në qendër...

0
Ndryshimi i papritur i imazhit në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama, i cili zëvendësoi fotot e profilit dhe të kopertinës në Facebook me...

“Bëhu ushtar i prokurorisë!” – Përplasje e fortë mes Metës dhe Kryemadhit në GJKKO,...

0
Një debat i fortë mes ish-bashkëshortëve Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ka shoqëruar seancën e djeshme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...