36.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

“Jemi këtu për një rrugë të gjatë”/ Rama: “Duhet të rimarrim ato 3 mandatet tona që na takojnë në zgjedhjet e ardhshme”

Kryeministri Edi Rama nga Peshkopia ku vijoi turin e takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendor në 61 bashkitë e vendit, la porosi që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare PS duhet të rimarrë 3 mandatet që nuk i siguruan dot në zgjedhjet e kaluara.

Ne kemi marrë një rezultat jo të mirë në Dibër në zgjedhjet e fundit të përgjithshme. Nuk e kemi arritur objektivin, është një ndër të paktat zona apo qarqe ku ne nuk e arritëm objektivin tonë por patëm një rizgjim shumë pozitiv në zgjedhjet e pjesshme vendore ku u pa shumë qartë se kur ju doni, nuk ka asnjë gjë që ju pengon të realizoni objektivin.

Mësimet e nxjerra do na vlejnë të gjithëve e jam i bindur jo vetëm në zgjedhjet e ardhshme vendore ku ne patjetër duhet ta rikonfirmojmë kryetarin e Bashkisë, për të cilin dhe sot dëgjoj vetëm fjalë të mira, kjo tani duhet parë se kur thonë vetëm fjalë të mira nuk është domosdoshmërisht pozitive, mos e marrshim mësysh kryetarin e Bashkisë e mos fillofshin hedhe pritjet pas krahëve se na mori lumi.

Duhet të rimarrim ato 3 mandatet tona që na takojnë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Se ne jemi këtu për një rrugë të gjatë e për të arritur gjithë objektivat që i kemi vënë vetes”, u shpreh Rama.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...