11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Jemi në procesin e transformimit të plotë të sistemit tonë të drejtësisë”/ Rama flet për korrupsionin: “Shqipëria ka një problem me korrupsionin, por…

Duke folur për korrupsionin, në televizionin francez “France 24”, ai tha se ende është prezent në Shqipëri, por duke e krahasuar situatën me 8 vite më parë, rezultati i përmirësuar është i dukshëm.

“Ju thatë “shumë shumë korrupsion” unë do të thosha se Shqipëria ka një problem me korrupsionin, por shembulli që ju sapo dhatë dhe ky nuk është i vetmi, tregon se lufta kundër korrupsionit ka shkuar në një nivel tjetër.

Kjo do të thotë se po, në krahasim me Francën ose me vendet e tjera të Bashkimit Evropian, ne jemi një vend që kemi ende një problem korrupsioni për të zgjidhur, por në krahasim me 8 vjet më parë, nuk ka krahasim.

Jemi në procesin e transformimit të plotë të sistemit tonë të drejtësisë dhe kemi bërë dhe vazhdojmë të bëjmë një spastrim shembullor të të korruptuarve në sistemin e drejtësisë”, nënvizoi Rama.

Ndërsa për vaksinat ai tha:

“Ne patëm një moment të parë të vështirë me Bashkimin Evropian, sepse të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor nuk u përfshimë në shpërndarjen e pare të vaksinave në Evropë dhe ishte vërtet e vështirë që të fillonim vaksinimin e të gjithë njerëzve.

Madje nuk mund të vaksinonim as infermierët dhe mjekët dhe këtë mundëm ta zgjidhnim duke u hapur ndaj alternativave të tjera dhe ja ku jemi tani në një situate ku nuk është mungesa e vaksinave, por beteja me teoritë konspirative dhe me absurditetet e internetit që duhet fituar. Është e vështirë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...