4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Jennifer Aniston tregon arsyen pse nuk ka TikTok: “Nuk dua të regjistrohem në një gjë që do më shkatërrojë jetën”

Jennifer Aniston ka shprehur vendimin e saj të përjashtojë përdorimin e TikTok në një intervistë për “Entertainment Tonight”. Ajo shprehet se nuk do ta ketë kurrë këtë aplikacion, duke argumentuar se nuk dëshiron të përfshihet në një platformë që mund të ndikojë negativisht në jetën e saj ose të të tjerëve. Aktorja thekson se truri njerëzor nuk është i përgatitur për sulmet e informacionit që vijnë nga përmbajtja e qarkulluar në TikTok.

Për sa i përket mënyrës se si Aniston vendos për çfarë të postojë në Instagram, ajo shprehet se shpreson që ndjekësit e saj të shohin autenticitetin pas gjithçkaje që ajo ndan. Aktorja pohon se nuk ka ditë të përsosura, duke theksuar ndryshimet në pamje fizike si flokët dhe lëkura, dhe se është e rëndësishme të pranohet realiteti dhe të mos përpiqemi të shesim një imazh që nuk është i vërtetë.

“Unë nuk kam TikTok, as do ta kem kurrë. Unë nuk dua të regjistrohem në një gjë që do më shkatërrojë jetën time ose të dikujt tjetër.
Kjo platformë mund të të përpijë, ndërkohë që ti ke humbur orë të tëra nga jeta jote,” ndërsa thekson se truri i njeriut nuk është i përgatitur për sulmet e informacionit që vijnë nga gjithçka që qarkullon në TikTok.Ne kemi ditë të mira. Kemi ditë të këqija. Kemi ditë të mira kur flokët tanë shkëlqejnë, e herë të tjerë kur janë me shumë yndyrë. Kemi ditë të mira lëkure, ditë të këqija. Nuk ka asgjë absolute, por njëherësh nuk është e drejtë që të përpiqesh të shesësh veten për diçka që nuk është reale dhe e vërtetë,” shton aktorja.

Kjo nuk është hera e parë që Jennifer Aniston flet për ndjenjat e saj kontradiktore ndaj rrjeteve sociale, duke e bërë të qartë qëndrimin e saj në lidhje me përdorimin e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Shqipëria dhe Mali i Zi në prag të anëtarësimit ekonomik në BE brenda tre...

0
Shqipëria dhe Mali i Zi po pozicionohen si liderët e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Europian, me një perspektivë reale për anëtarësim, por...

Helikopteri rrëzohet pranë aeroportit të Beneventos: 1 viktimë dhe 1 i plagosur

0
Një helikopter është rrëzuar në lagjen Olivola, pranë aeroportit të Beneventos në Itali, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e pilotit. Viktima...

Stuhi rekord në SHBA: 42 të vdekur dhe 200 milionë të prekur nga moti...

0
Një stuhi e fortë ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar deri tani 42 viktima dhe duke prekur rreth 200 milionë banorë. Të vdekurit...

Miratohen pas 18 orësh seancë maratonë ndryshimet në Kodin Penal, opozita voton kundër

0
Pas një seance maratonë që zgjati rreth 18 orë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet në Kodin Penal. Amendamentet u votuan me 85 vota pro...

Studim amerikan: Lufta në Ukrainë ka shkaktuar gati 2 milionë viktima ushtarake mes Rusisë...

0
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka sjellë pasoja shkatërruese në aspektin njerëzor, me gati dy milionë viktima ushtarake të regjistruara deri më tani, sipas...