22.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

“Johnson & Johnson” përballet me mbi 3 mijë padi në Britani për pudrën e foshnjave që dyshohet se përmban asbest

Kompania amerikane “Johnson & Johnson” është përfshirë në një tjetër valë akuzash serioze, pasi mbi 3 000 persona në Britaninë e Madhe kanë ngritur padi kundër saj, duke pretenduar se pudra e famshme për foshnja përmban asbest — një substancë kancerogjene e ndaluar prej dekadash.

Paditësit kanë paraqitur çështjen në Gjykatën e Lartë të Londrës, duke akuzuar kompaninë se ka shitur me vetëdije produkte të kontaminuara, të cilat mendohet se kanë shkaktuar kancer të vezoreve dhe mezoteliomë, një formë e rrallë e kancerit që prek membranën e mushkërive.

Në padinë e ngritur nga firma ligjore KP Law, përmendet edhe Kenvue UK, kompania që u nda nga “Johnson & Johnson” në vitin 2023, dhe që akuzohet për shitjen e produkteve të dyshimta mes viteve 1965 dhe 2023.

Në reagimin e saj, Kenvue mohoi akuzat, duke deklaruar se pudra për foshnje “nuk përmban asbest dhe nuk shkakton kancer”.

Vetëm pak ditë më parë, një gjykatë në Kaliforni urdhëroi “Johnson & Johnson” të paguante 966 milionë dollarë dëmshpërblim për familjen e një gruaje që vdiq nga mezotelioma – një nga gjobat më të mëdha të dhëna ndonjëherë kundër kompanisë.

Kompania ka ndërprerë shitjet e pudrës me bazë talku në SHBA që prej vitit 2020, dhe në tregun global që nga viti 2023, duke e zëvendësuar me një formulë të re me bazë niseshte misri.

Ndërkohë, beteja ligjore ndaj “Johnson & Johnson” pritet të jetë një nga më të mëdhatë në historinë e kompanive farmaceutike, me pasoja që mund të zgjasin për vite.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...