12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Jorida Tabaku: “Një shtet pa Gjykatë Kushtetuese është si një orë pa busull”

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit të Medias dhe të Drejtave të Njeriut, Jorida Tabaku, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar me rastin e 30-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës dhe 35-vjetorit të krijimit të Komisionit të Venecias.

Duke folur në panelin kushtuar drejtësisë kushtetuese, Tabaku theksoi rëndësinë e ekuilibrit midis vullnetit politik dhe kontrollit juridik, duke e cilësuar këtë si “shtyllën themelore të çdo demokracie moderne”.

“Në çdo shtet modern, Kushtetuta është akti më i lartë juridik, dhe mbi këtë themel ngrihet një ekuilibër delikat midis vullnetit politik të shumicës dhe kontrollit juridik të Kushtetutës. Parlamenti është shprehja e sovranitetit të popullit; Gjykata Kushtetuese është garancia që ky sovranitet të ushtrohet brenda kufijve të ligjit dhe të drejtës”, – u shpreh Tabaku.

Ajo falënderoi Komisionin e Venecias për kontributin e tij në mbrojtjen e demokracisë dhe ekuilibrave institucionalë në Shqipëri, duke e cilësuar si “partnerin më të çmuar të demokracisë shqiptare”.

Në fjalën e saj, deputetja opozitare ndali vëmendjen edhe te mungesa trevjeçare e Gjykatës Kushtetuese, të cilën e quajti një “krizë të demokracisë kushtetuese”.

“Reforma në drejtësi, megjithëse u nis me qëllime të mira dhe me kontribut të rëndësishëm nga Partia Demokratike, e la vendin për tri vjet pa Gjykatë Kushtetuese. Në atë kohë Shqipëria ishte një shtet pa arbitër kushtetues. Çdo nismë që prekte balancat e pushtetit mbeti pa testin e kushtetutshmërisë. Dhe siç duket, maxhoranca u mësua pa të.”

Tabaku kujtoi se Komisioni i Venecias e ka cilësuar këtë situatë “të paprecedentë në historinë e drejtësisë kushtetuese”, duke theksuar se mungesa e Gjykatës Kushtetuese dëmtoi rëndin demokratik dhe procesin e integrimit europian të vendit.

“Kur një vend pranon të jetojë pa Gjykatë Kushtetuese, ai rrezikon të jetojë pa demokraci. Një shtet pa Gjykatë Kushtetuese është si një orë pa busull — mund të ecë përkohësisht, por në drejtimin e gabuar.”

Në përfundim të fjalës së saj, Tabaku nënvizoi se pavarësia e institucioneve dhe mbrojtja e balancave kushtetuese janë thelbësore për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, duke bërë thirrje që institucionet të qëndrojnë mbi politikën e ditës dhe të mbrojnë frymën e Kushtetutës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Juela ndërpret përqafimin mes Rogertit dhe Nikolës, gazetari Elton Tozaj:”Ja xhelozia”

0
Një nga momentet më të forta dhe emocionuese së fundmi në Big Brother VIP ishte ribashkimi i Rogerti me vëllain e tij pas katër...

Pronari i Onima, Erkand Shabani, reagon pas arrestimit të Gjesti: “Veprim kriminal brenda zyrave,...

0
Pas arrestimit të këngëtarit Besart Kelmendi, pronari i kompanisë Onima, Erkand Shabani, ka dalë për herë të parë publikisht për të sqaruar incidentin që...

Arrestohet “El Pepe”, i dyshuari kyç në operacionin që çoi në vdekjen e “El...

0
Autoritetet në Meksikë kanë arrestuar një të dyshuar për trafik droge që dyshohet se luajti një rol të rëndësishëm në operacionin që çoi në...

Trump mund të shtyjë vizitën në Pekin mes tensioneve në Gjirin Persik

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, mund të shtyjë vizitën e planifikuar në Pekin nga 31 marsi deri më 2 prill, ku pritej...

Xhixho: Integrimi europian i Shqipërisë në një nga momentet më të vështira

0
Deputetja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, është shprehur se procesi i integrimit europian i Shqipërisë po kalon një nga momentet më të vështira. Përmes...