34.7 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Egla Ceno dënohet me 1 milion lekë gjobë për shpifje ndaj Saimir Kodrës

Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur fajtore aktoren Egla Ceno për veprën penale të “shpifjes”, pas padisë së ngritur nga moderatori i emisionit “Stop”, Saimir Kodra.

Vendimi është dhënë mesditën e sotme dhe parashikon që Ceno të paguajë 1 milion lekë të vjetra (rreth 10 mijë lekë të reja) si gjobë.

Çështja nisi pas një deklarate të bërë nga aktorja gjatë një interviste në një “podcast”, ku ajo u shpreh se ishte ngacmuar seksualisht nga një moderator televiziv, pa përmendur fillimisht emrin. Më vonë, aludimet publike lidhën deklaratën e saj me Saimir Kodrën, i cili reagoi menjëherë dhe njoftoi se do të ndiqte rrugën ligjore për mbrojtjen e reputacionit të tij.

Në procesin gjyqësor, Egla Ceno paraqiti disa versione të ndryshme mbrojtjeje. Fillimisht, ajo tha se kishte frikë të paraqitej në gjykatë, më pas deklaroi se nuk e kishte përmendur Kodrën me emër, dhe në një seancë tjetër u shpreh se deklaratat kishin karakter simbolik, si mbështetje për gratë që kanë përjetuar abuzime.

Megjithatë, gjykata e vlerësoi se deklaratat e saj kishin cënuar padrejtësisht reputacionin e moderatorit dhe vendosi dënimin me gjobë.

Vendimi mund të apelohen në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...