2.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

“Ka më shumë uri për dashuri dhe vlerësim në këtë botë sesa për bukë”/ Ambasada Amerikane përkujton ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë një mesazh në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, shenjtores shqiptare që fitoi Çmimin Nobel për Paqe.

Ambasada Amerikane thekson se në këtë ditë, na kujtohet rëndësia e bamirësisë, vullnetarizmit dhe filantropisë.

Mesazhi i Ambasadës Amerikane

Komuniteti global përkujton sot Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë dhe nderon Nënë Terezën, misionaren me origjinë shqiptare, murgeshën, fituesen e Çmimit Nobel për Paqe dhe shenjtoren, e cila i kushtoi jetën e saj lehtësimit të vuajtjeve dhe dhimbjeve të më fatkeqëve. Shqipëria përkujton gjithashtu Ditën Kombëtare të Nënë Terezës në këtë rast. Në këtë ditë, na kujtohet rëndësia e bamirësisë, vullnetarizmit dhe filantropisë. Na kujtohet fuqia e madhe e dashurisë dhe kujdesit, dhe siç ka thënë Nënë Tereza; “Ka më shumë uri për dashuri dhe vlerësim në këtë botë sesa për bukë”.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT