13.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

“Ka nisur vjedhja me shtrimin e asfaltit elektoral”, zëdhënësja e Këlliçit: Pas 14 majit korrupsioni në Tiranë do të marrë fund

Zëdhënësja e fushatës së Belind Këlliçit për Bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi në një komunikim për mediat ka deklaruar se pas 14 majit korrupsioni në Bashkinë e Tiranës do të marrë fund.

“Bashkia prokuron miliona lekë, të taksave të qytetarëve, tek një operator, por punën e bëjnë mjetet dhe njerëzit e bashkisë”, ka thënë ajo.

Gjithashtu ajo ka theksuar se në kryeqytet ka nisur shtrimi i asfaltit elektoral, nëpërmjet së cilës sipas saj po kryhet vjedhje.

DEKLARATA:

Tani që po flasim, në Tiranë po bëhet një vjedhje.

Rast i përsëritur për fat të keq.

Bashkia prokuron miliona lekë, të taksave të qytetarëve, tek një operator, por punën e bëjnë mjetet dhe njerëzit e bashkisë.

Edhe këto, me kosto që mbulohen po nga taksat e qytetarëve.

Në rrugën Islam Alla, po bëhet një shtrim elekoral, një shtresë zifti zgjedhore, prej 60 milionë lekësh.

Por, siç tregojnë dëshmitarët, siç duket nga këto pamje dhe foto që po bëjmë publike, punimet i bën bashkia, edhe pse paratë ja ka dhënë një sukjekti.

Kjo që po ndodh, është një shkelje e ligjit që bëhet në mes të ditës.

Paniku elektoral që ka mbërthyer Veliajn, nuk duhet të çojë në abuzim, shpërdorim detyre e shkelje ligji. Përgjegjësit për këtë do të dalin para ligjit.

Ne jemi që rrugët në Tiranë të asfaltohen, të rregullohen, e të realizohen projekte që u shërbejnë qytetarëve.

Por ligji është interesi më i lartë publik, dhe ai nuk mund të shkelet as nga Erjon Veliaj, edhe pse ky i fundit i ka dhënë vetes shumë imunitet e beson se ka një status special, ndryshe nga qytetarët e Republikës. Ai mendon se drejtësia i bën trajtim preferencial.

Por ndryshimi po vjen. Dhe drejtësinë e madhe e kanë në dorë qytetarët me 14 maj. Për të ndaluar të tilla praktika korruptive, për t’i dhënë ndëshkimin atyre që sillen sikur janë mbi ligjin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...