11.5 C
Tiranë
Thursday, May 14, 2026
spot_img

“Ka një kallëzim penal për Shpërdorim të Detyrës”/ Ina Zhupa “Gjiknuri toleroi abuzimet me kontratat koncesionare të inceneratorëve”

Deputetja Ina Zhupa, në një komunikim për mediat i bën thirrje SPAK të mos vonojë çështjen e inceneratorëve.

Më tej Zhupa hedh akuza ndaj Damian Gjiknurit duke theksuar se rrezikon 7 vite burg, pasi ka një kallëzim penal për shpërdorim detyre.

Deklaratë e deputetes së PD, Ina Zhupa:

Ish-ministri Damian Gjiknuri ka një kallëzim penal për Shpërdorim të Detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Në rast të gjetjes fajtor Gjiknuri mund të dënohet deri në 7 vjet burg.

 

 

Pse dyshohet dhe akuzohet një prej ministrave më të fuqishëm dhe të afërt të Edi Ramës?

Në shtator 2017, kryeministri përcakton si autoritet kontraktor Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës, dhe Damian Gjiknuri është njeriu përgjegjës për të administruar, menaxhuar dhe mbikëqyrur punimet e 3 inceneratorëve.

Ndonëse ishte Autoritet Kontraktor, ministri Gjiknuri toleroi abuzimet me kontratat koncesionare të inceneratorëve. Gjiknuri është gjithashtu përgjegjës për krijimin e një monopoli të depozitimit të dherave në inceneratorin e Tiranës.

Si autoritet kontraktor, ai duhet të amendonte kontratën e firmosur mes qeverisë dhe kompanisë koncesionare. Amendimi i kësaj kontrate do të ndikonte në rritjen e totalit të mbetjeve dhe gjithashtu do të ulte kostot për njësi që do të paguheshin nga qytetarët. Një kosto që sot shkon në 40.61 euro/ton.

Në një pistë tjetër shumë të dyshimtë, rezulton se në sistemin TIMS ministri Gjiknuri ka udhëtuar, dy herë brenda një muaji, një javë para miratimit të kontratës së djegësve në qeveri, ku përgjegjës ishte ai vetë, me një prej pronarëve të inceneratorëve, Klodian Zoton.

SPAK e ka thirrur Sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë Engjëll Agaçi, por duhet të bëjë të njëjtën gjë me të gjithë elementët e kupolës korruptive të aferës së inceneratorëve dhe shumë skandaleve të tjera.

Ka ardhur koha që firmëtarët, lejuesit dhe lehtësuesit e megavjedhjes të shfaqen para ligjit si të barabartë me ata që po dënohen për bishtin, ndërkohë që sqepari vazhdon të presë para për inceneratorët që, ose nuk ekzistojnë ose nuk janë në punë.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Porti iu fal Alabbarit?”/ Si nisi projekti i Marinës së Durrësit dhe pse marrëveshja...

0
Historia e transformimit të Porti i Durrësit në një marinë jahtesh luksoze ka nisur vite më parë, por sot projekti “Durrës Marina” po rikthehet...

“Do të vritesh duke e shtyrë vendin drejt vdekjes”/ Donald Trump mesazh të fortë...

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, duke komentuar edhe të ardhmen...

“Gjesti? E kam parë si vëlla të vogël”/ Loredana Brati reagon pas deklaratave të...

0
Loredana Brati ka reaguar publikisht pas deklaratave të Xheneta Fetahu dhe aludimeve të shumta në rrjet për një lidhje të mundshme mes saj dhe...

“80% e demokratëve janë kundër tij”/ Ervin Salianji sulmon Sali Berisha: “Po të kishte...

0
Ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar situatën brenda Partia Demokratike, pasi nuk u lejua të garonte për kreun e partisë përballë Sali Berisha. I ftuar në...

“Po përgatiste një vrasje me pagesë”/ Arrestohet 42-vjeçari serb në Shkup, policia zbulon arsenal...

0
Një 42-vjeçar serb është arrestuar nga autoritetet në Shkup, pas dyshimeve se po përgatiste një vrasje me pagesë. Arrestimi u realizua në kuadër të një...