17.5 C
Tiranë
Tuesday, March 10, 2026
spot_img

“Ka qëlluar në ajër për të kanosur policinë” – zbardhet ngjarja në Shkodër, shpallet në kërkim Barush Bregu pjesë e fisit Lici

Autoritetet zbardhën detajet e ngjarjes së djeshme në lagjen Guerrile, Shkodër, ku një person qëlloi me armë zjarri gjatë ndjekjes nga policia. Bëhet fjalë për 40-vjeçarin Barush Bregu, pjesë e fisit të njohur të Ibrahim Licit, i cili është shpallur në kërkim.

Sipas policisë, rreth orës 15:10, punonjësit e rendit i bënë shenjë ndalimi një automjeti, i drejtuar nga 43-vjeçari Ervis Baba, me pasagjerë një të mitur dhe vetë Bregun. Baba nuk iu bind urdhrit dhe vijoi lëvizjen me manovra të rrezikshme, duke detyruar policinë të nisë ndjekjen.

Gjatë largimit, Bregu dyshohet se ka zbritur nga automjeti dhe ka qëlluar në ajër me pistoletë, për të kanosur efektivët. Arma e përdorur u sekuestrua bashkë me automjetin tip “Volkswagen Seat”.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale: “Kanosja”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi apo mbajtja pa leje e armëve dhe municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritol në makinën e Oltion Klosit, autori kapet nga kamerat lëvizte me biçikletë

0
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me shpërthimin e automjetit të 36-vjeçarit Oltion Klosi në rrugën “Vasil Noçka” në Tiranë. Sipas burimeve policore,...

47-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur rrugën “Sotir Caci” në Tiranë, ku një 47-vjeçar me iniciale B. G. është gjetur i pajetë brenda banesës...

“Ju doni vetëm vajza që shtrihen” – Dea Michelle reagon ndaj komenteve fyese në...

0
Blogerja shqiptare Dea Michelle ka reaguar publikisht pas komenteve ofenduese që ka marrë në Instagram, duke publikuar disa prej mesazheve më të rënda që...

Shpërthim me lëndë plasëse në Tiranë, dëmtohet një automjet

0
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Vasil Ndocka” në Tiranë. Automjeti i prekur...

Horoskopi ditor, e Martë, 10 Mars 2026

0
Dashi Dita kërkon vendime të menduara dhe qetësi. Në punë mund të lindë një situatë sfiduese, por me durim dhe logjikë mund ta menaxhoni. Në...