35.9 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

“Ka shumë të ngjarë që të bëhet fjalë për një atentat”/ Shpërthim në Monako, plagoset rëndë oligarku ukrainas dhe familja e tij

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mbrëmjen e së hënës Principatën e Monakos, vetëm pak metra larg kufirit me Francën, duke lënë tre persona të plagosur, dy prej tyre në gjendje kritike.

“Ka shumë të ngjarë që të bëhet fjalë për një atentat”, deklaroi ministri i Shtetit, Christophe Mirmand, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim të gjerë për zbardhjen e ngjarjes.

Mes të plagosurve është edhe oligarku ukrainas 58-vjeçar Vadym Ermolaev, një nga njerëzit më të pasur me origjinë nga Ukraina, së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tyre 13-vjeçar. Sipas autoriteteve, çifti ndodhet në gjendje kritike në spital, ndërsa djali ka pësuar lëndime serioze, por nuk është në rrezik për jetën.

Hetimet paraprake tregojnë se një burrë është filmuar nga kamerat e sigurisë duke lënë një çantë shpine pranë hyrjes së ndërtesës në Rue Révérend Père Louis Frolla dhe më pas duke u larguar me shpejtësi në këmbë drejt Beausoleil, në territorin francez. Pak çaste më vonë ndodhi shpërthimi.

Sipas ministrit Mirmand, mjeti shpërthyes ishte mbushur me bulona dhe fragmente metalike për të rritur fuqinë shkatërruese, ndërsa hetuesit po verifikojnë nëse objektivi ishte familja e Ermolaev apo persona të tjerë që ndodheshin në ndërtesë.

Në vendngjarje ndërhynë ekspertët xhenierë dhe policia gjyqësore e Monakos, ndërsa xhandarmëria franceze forcoi kontrollet në pikat kufitare, veçanërisht në zonën e La Turbie, në përpjekje për të lokalizuar autorin e dyshuar.

“Sa di unë, është hera e parë që Monako përballet me një ngjarje të tillë”, deklaroi prokurori Stéphane Thibault, duke e cilësuar rastin të paprecedentë për Principatën.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta edhe në Francë. Kryetari i Bashkisë së Nicës, Christian Estrosi, e cilësoi shpërthimin një “tragjedi” dhe shprehu solidaritet me viktimat, familjet e tyre dhe qytetarët e Monakos, ndërsa hetimet për identifikimin e autorit dhe motivin e sulmit vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...