27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

“Kam parë vetën duke fluturuar lartë e poshtë”/ Zbardhet dëshmia e një prej të mbijetuarve të aksidentit në Kroaci

Në aksidentin e rëndë në Sllavonski Brod të Kroacisë, përkatësisht në autostradën A3, kanë humbur jetën 10 persona që ishin në autobusin nga Kosova, ku 44 tjerë janë dërguar me urgjencë në spital për tretman, prej të cilëve 15 me lëndime më të rënda.

Të tjera dëshmi prekëse vijnë nga të mbijetuar të aksidentit tragjik që ndodhi dje në Kroaci.

Ramë Gashi dhe gruaja e tij Kada, janë dy të mbijetuarit e aksidentit.

Media kroate “Jutarnji List” ka zbardhur dëshminë e Ramë Gashit, i cili tregon se i kishte kërkuar gruas të udhëtonin me avion, por ajo kishte këmbëngulur që të niseshin drejt Kosovës me autobus.

“Udhëtimi ka qenë i mirë, madje edhe argëtues, kemi fjetur rreth orës 5 të mëngjesit, pasi që në katin e parë rinia tërë natën ka kënduar dhe argëtuar. Sapo fjeta dëgjova një zhurmë që më zgjoi menjëherë. Gjithçka ndodhi për pak sekonda. Kam parë vetën duke fluturuar lartë e poshtë, gjësendet e ndryshme binin mbi ne, ulëset janë thyer, duke ua shtypur duart pasagjerëve. Aty e kuptova se një grua që ishte poshtë meje kishte vdekur. Njerëzit kishin përfunduar të shtrirë mbi njëri-tjetrin, e më së rëndi e kam pasur kur pashë të rinjtë që kishin humbur jetën”, ka thënë Ramë Gashi

Pastaj po kërkoja gruan time dhe kur e gjeta dola dhe ndihmova të tjerët. Sepse isha mirë fizikisht dhe shpejt e kalova tronditjen fillestare, duke u ardhur në ndihmë të tjerëve”, tregon ai.

Ai dhe gruaja e tij po udhëtonin nga Manhajmi i Gjermanisë, e destinacioni i tyre i fundit ishte Mitrovica. Ata ishin nisur për pushime.

Unë as që doja të shkoja, por ajo më tha se do të merrnim autobusin. Doja me avion, sepse fluturimi ynë nga Shtutgarti në Prishtinë do të zgjaste 1 orë e gjysmë, por ajo këmbnguli që të shkonim me autobus. Këtë nuk do ta harroj kurrë”, shprehet ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...