30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Kamber Sulçe dorëzohet para policisë pas vrasjes së biznesmenit italian në Tepelenë

Kamber Sulçe është paraqitur në policinë e Gjirokastrës pas ngjarjes tragjike që ndodhi më 27 shtator në Salari të Tepelenës, ku një biznesmen italian humbi jetën.

Sipas hetimeve, viktima u qëllua për vdekje nga një distancë prej rreth 120 metrash, dyshohet nga Sulçe. Motivi i ngjarjes lidhet me një konflikt banal për dritat e gjata të makinës, mes autorit të dyshuar dhe djalit të ortakut të biznesmenit italian, Gazmend Braçi.

Në dëshminë e tij, Braçi tha se pas një zënke, automjeti i tij mbeti pa karburant dhe ai kërkoi ndihmën e të atit, i cili mbërriti bashkë me viktimën, me dy automjete të ndryshme. Braçi tregon:
“Ai qëllonte në ajër në mënyrë të përsëritur, ndërsa na shante nga distanca. Në një moment nisi të qëllonte drejt nesh dhe ne u shpërndamë. Eduardo shkoi të mbyllte derën e makinës së babit tim, që autori të mos e shihte. Fillimisht mbylli derën e shoferit, pastaj u përkul për të mbyllur derën e pasagjerit, kur u qëllua dhe u godit fatalisht. Ne u shtrimë barkas dhe qëndruam ashtu derisa mbërriti policia.”

Një tjetër dëshmitar tha se sulmi zgjati mbi 20 minuta me ndërprerje të herëpashershme, duke shkaktuar frikë dhe panik mes të pranishmëve.

Të dhënat nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e marra në vendngjarje kanë ndihmuar në identifikimin e autorit 48-vjeçar. Policia dyshon se Sulçe është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar, pasi braktisi mjetin tip Ford, ngjyrë të bardhë, mes fshatrave Nivicë dhe Bolenë të Vlorës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...