35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Kanabis në serën që vizitoi Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi/ Reagon MBZHR: “Kjo qendër disponon edhe një serrë për prodhimin dhe testimin e fidaneve të ndryshëm

Një video e shpërndarë nga ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi nga disa sera në Lushnjë u bë dje virale në mediat sociale duke ngjallur diskutime në opinionin publik për praninë e rrënjve të kanabisit të mbjella në këtë strukturë.

Kamera ka filmuar perimet në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, por për disa sekonda mes domateve është shfaqur një bimë e çuditshme, që ngjason me kanabisin.

Shumë nga ata që e kanë parë bimën, kanë qenë të sigurtë se ishte kanabis. Me kërcell të hollë dhe gjethe pesë fletëshe.

Pasi çështja ngjalli reagime të shumta, Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural ka dalë me një reagim për mediat ku konfirmon mbjelljen e bimëve narkotike në sera.

Megjithatë në njoftim thuhet se bimët narkotike janë mbjellë pas kërkesave të Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit për llogari të hetimeve.

REAGIMI I MBZHR

Në vijim të disa raportimeve dizinformuese në media të ndryshme informojmë si më poshtë:

Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) Lushnjë, ka në objektin e punës kërkimin/transferimin e teknologjive bujqësore për kulturat perimore dhe grurin si dhe identifikimin, testimin, përshtatjen e metodave dhe inputeve të reja në praktikat bujqësore. Kjo qendër disponon edhe një serrë për prodhimin dhe testimin e fidaneve të llojeve të ndryshme.

 QTTB Lushnjë, në fushën e saj të veprimtarisë bashkëpunon me ente publike dhe private. Në këtë kuadër, bazuar në kërkesat e Prokurorisë /Policisë së Shtetit, kryen për llogari të hetimeve të tyre mbjelljen e farërave të bimeve të dyshuara si bimë narkotike. Bimet në fjalë janë mbjellë sipas kërkesës së tyre më shkresën numër 369, datë 4.05.2021.

 Kjo formë e bashkëpunimit është e hershme dhe e vazhdueshme midis QTTB-ve dhe Prokurorisë/Policisë, në funksion të evidentimit të farërave të dyshuara nëpërmjet mbjelljes dhe rritjes deri në një fazë të caktuar.

Që prej vitit 2010 kjo procedure bëhet sipas një protokolli të përcaktuar qartë, që fillon nga marrja në dorëzim e farërave, mbjellja e tyre, shërbimet dhe dorëzimi i bimëve sipas dokumentacionit përkatës. Për mbjelljen e këtij numri të kufizuar bimësh shfrytëzohen të njejtat ambiente që përdoren edhe për kultivimin e bimëve të tjera.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...