14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Kandidati i Shkodrës për “Bashkë Fitojmë”, Spahia: Shkodra nuk është dorëzuar në kohë më të vështira dhe nuk do të gënjehet as tani

Shkodra nuk është dorëzuar dhe nuk do të dorëzohet as në këto zgjedhje, ka qenë premtimi i kryetarit të bashkisë Bardh Spahia. Në takimin elektoral me Sali Berishën, Spahia foli për Shkodrën dhe fitoren e zgjedhjeve të 6 marsit, ku thekson se ka qenë një fitore në kushte shumë të vështira.

Megjithatë, nga rikandidatura e tij pret që sërish “Partia Demokratike” të ketë një fitore tjetër. Në bazë të kësaj fitoreje, Spahia premton edhe më shumë nga sa është bërë deri tani, për të arritur në nivele që ky qytet meriton.

Bardh Spahia: Ne nuk u dorëzuam dhe presim që në Zgjedhjet e 14 Majit flaka e lirisë të hapet në të gjithë Shqipërinë, është koha që njerëzit të zgjohen dhe të kuptojnë që nuk janë vetëm. Bashkë do të ndalojmë rrënimin e Shqipërisë, sepse qytetarët janë interesi ynë i vetëm. Për një vit ia kemi dalë të vendosim besim te njëri-tjetri. Kemi premtuar që Bashkia e Shkodrës do jetë një derë e hapur dhe e kemi mbajtur këtë premtim. Shkodra nuk është dorëzuar në kohë më të vështira dhe nuk do të gënjehet as tani. Gjatë këtij viti kemi bërë disa transformime, jemi orientuar drejt investimeve për ta bërë Shkodrën një qytet të jetueshëm. Jemi fokusuar në rritjen e partneritetit të bashkisë me palë të ndryshme për të zhvilluar vizionin tonë. Rëndësi e veçantë i është dedikuar turizmit, në zhvillimin e infrastrukturës dhe në produktin ndaj turistëve. Është rikonceptuar përdorimi i pedonales, është transformuar ndriçimi i qytetit. Janë zhvilluar aktivitete të ndryshme për të angazhuar dhe për t’i dhënë më shumë mundësi qytetit të Shkodrës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...