18.5 C
Tiranë
Monday, September 23, 2024
spot_img

Kanë nisur proçeduart pë zvëndësimin e saj , Yuri Kim surprizon :”Do të qëndroj më gjatë”

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim u shpreh se do të jetë në Shqipëri për një kohë më të gjatë, pavarësisht se MEPJ-ja ka deklaruar se ka nisur procedurat për zëvendësimin e saj.

Këtë deklaratë diplomatja e bëri pasi takimit që zhvilloi dje me kryeministrin Rama. Ambasadorja theksoi duke bërë apel, që të krijohen të gjitha kushtet për ta bërë sistemin e drejtësisë të besueshëm, ku investitorët e huaj të kenë garanci të plotë kur hedhin kapitalin e tyre.
“Vazhdoni të ecni sa më shpejt të mundeni. Kohë vendimtare për reformën në drejtësi dhe ka arsye për të qenë optimistë. Reforma në drejtësi po jep rezultate të dukshme, të prekshme, por e dini çfarë populli shqiptar do më shumë dhe SHBA-të janë në krahun e popullit shqiptar. Çelësi është që mbetemi të angazhuar ndaj synimit, në mënyrë serioze që ta dini që SHBA-të nuk do të ndalojnë, as ju nuk duhet. Partnerët europianë duan sukses aq sa duan dhe partnerët amerikanë. Unë kam 3 vjet në Shqipëri dhe do të jem këtu edhe për ca më gjatë. Por kjo është ajo që kam mësuar gjatë 3 viteve të mia këtu, ka një sfidë të madhe, kjo jo sepse Shqipëria është në mënyrë unikale e korruptuar, jo. Por ka histori dhe duhet të ndiejmë empati për historinë që ka ky vend. Ky është një vend i vogël, të gjithë njohin të gjithë të tjerët.Ka ardhur koha për të thënë që Shqipëria është gati për fazën tjetër. Nuk mund të vazhdojmë më kështu. Në korrik BE-ja filloi në mënyrë zyrtare negociatat për hyrjen tuaj në klubin e ëndrrave. Ju jeni ulur me ne, ngjitur me ne, fjalë për fjalë. Ju respektoheni si një zë për çështjet globale. Ka zhvillime strategjike kaq pranë për t’u bërë të vërteta në vendin tuaj”, deklaroi ambasadorja amerikane.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT