25.4 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Detaje të reja nga tragjedia në Vjenë: Skela shembet, tre shqiptarë të Kosovës dhe një boshnjak humbin jetën

Një aksident fatal në kantierin e ndërtimit në Porzellangasse, zonë e Alsergrund në Vjenë, mori jetën e katër punëtorëve, tre prej të cilëve shqiptarë të Kosovës dhe një boshnjak. Ngjarja ndodhi gjatë shembjes së skelës, kur punëtorët mbetën të bllokuar nën rrënoja dhe beton ende të pangurtësuar, raporton Heute.

Ndihma ka arritur me vonesë, dhe të katër punëtorët nuk arritën të shpëtoheshin. Një punëtor tjetër, i dyshuar nga Maqedonia e Veriut, u plagos rëndë dhe ndodhet në trajtim në spitalin e Vjenës.

Një banor i zonës për Kronen Zeitung rrëfeu momentet dramatike pas aksidentit: “Ishte një zhurmë jashtëzakonisht e fortë, pastaj dëgjova vetëm britmat e punëtorëve. Më pas u ndezën sirenat.”

Zjarrfikësit përshkruan ndërhyrjen si jashtëzakonisht të vështirë. Oborri i ngushtë e komplikoi qasjen tek të bllokuarit, dhe për të arritur tek punëtorët u hoqën gardhe, dyer, pjesë të skelës dhe armatura hekuri. Largimi i betonit të lëngshëm u bë me dorë, ndërsa 120 forca zjarrfikësish dhe mbrojtjeje civile, me rreth 30 automjete, u angazhuan në operacion.

Për të nxjerrë të katër punëtorët, u përdorën edhe qentë kërkues. Dy orë e gjysmë pas fillimit të ndërhyrjes, katër viktimat u nxorën të vdekura.

Ambasada e Kosovës në Austri konfirmoi identitetin e tre viktimave shqiptare: Pajtim Barjami, Asllan Musli dhe Istref Zekaj. Në një reagim zyrtar, ambasada shprehu dhimbjen dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi, duke garantuar mbështetje të plotë dhe komunikim të vazhdueshëm me autoritetet austriake.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...