26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Kaos në aeroportet amerikane: Mbi 5 mijë fluturime të anuluara ose me vonesa pas vendimit për reduktim 10%

Situata në aeroportet e Shteteve të Bashkuara ka degraduar në kaos pas vendimit të Departamentit të Transportit dhe Autoritetit të Fluturimeve Ajrore për të reduktuar fluturimet me 10%, duke shkaktuar anulime dhe vonesa masive. Vetëm të premten, mbi 1 mijë fluturime u anuluan, ndërsa rreth 4 100 të tjera u përballën me vonesa të gjata.

Problemi erdhi si pasojë e largimit nga detyra të dhjetëra kontrollorëve ajrorë në 40 aeroportet më të ngarkuara të vendit, të cilët prej 37 ditësh punonin pa pagesë, për shkak të mungesës së marrëveshjes për buxhetin e pjesshëm në Kongres, ku republikanët dhe demokratët nuk arritën akord. Shumë nga kontrollorët ishin detyruar të dypunësoheshin për të siguruar të ardhura, duke çuar në lodhje ekstreme që kërcënonte sigurinë e fluturimeve. Për të shmangur rreziqe për mijëra pasagjerë, qeveria urdhëroi pezullimin e tyre.

Reduktimi i fluturimeve ka shkaktuar zinxhir vonesash edhe në aeroportet ndërkombëtare të Europës dhe më gjerë, duke bërë që pasagjerët të përballen me çrregullime masive në itineraret e tyre. Aktualisht reduktimi është në nivelin 4%, por pritet të arrijë 10% në ditët në vijim. Autoritetet paralajmërojnë se, nëse mosmarrëveshja politike mbetet e pazgjidhur, numri i fluturimeve të ndërprera mund të shkojë deri në 20% gjatë fundjavës së ardhshme.

Situata ka krijuar një alarm të madh në industrinë e transportit ajror, duke theksuar nevojën urgjente për një zgjidhje të shpejtë të çështjes së buxhetit dhe për të rikthyer normalitetin në rrjetin e fluturimeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...