30.9 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Kaos në rrugët e Vlorës! Drejtuesi i dehur përplas disa mjete dhe policinë

Një aksident zinxhir ka tronditur qytetin e Vlorës, ku një Mercedes-Benz (AB780EY), i drejtuar nga Kelian Llakaj, ka shkaktuar disa përplasje të njëpasnjëshme, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe efektivëve të policisë.

Rrethrrotullimi i Çolës – Mercedes-Benz përplas një Toyota (AB031GU), drejtuar nga Redjon Skendo, dhe largohet me shpejtësi.
Rruga “Gjergj Kastrioti” – Përplas një Ford (DY534WC) me drejtuesen Adelina Hysni Kasaj (Kosta), punonjëse e I.E.V.P Vlorë. Fatmirësisht, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejt Zvërnecit – Pas dy aksidenteve, shoferi i dehur vijon arratisjen, duke mos iu bindur urdhrave të policisë.

30 minuta ndjekje spektakolare!

Forcat e Policisë e kanë ndjekur për më shumë se 30 minuta, derisa ai ka aksidentuar një motomjet të njësisë “Shigjetat” dhe një automjet të “Shqiponjave”, duke vënë seriozisht në rrezik jetën e policëve.

Testi i alkoolit tregoi nivele alarmante:

1.25 mg/l në testin e parë
1.29 mg/l në testin e dytë

Policia ndërhyri me forcë dhe ndaloi drejtuesin e papërgjegjshëm. Hetimet vijojnë!

Qëndroni të sigurt dhe ndiqni Blu Televizion për më shumë detaje!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...