27.2 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

Tronditëse në Vlorë! Nënë e dehur përplas në tokë foshnjën 5-muajshe

Vlorë, 14 Mars 2025 – Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës, ku një grua rreth 35 vjeçe, në gjendje të dehur, ka përplasur disa herë në tokë foshnjën e saj vetëm 5 muajshe.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, ku qytetarët kanë njoftuar menjëherë policinë. Forcat e rendit kanë ndërhyrë në vendngjarje, duke i marrë foshnjën nga duart nënës, e cila ka kundërshtuar me forcë.

Fëmija është dërguar në spital për kontrolle mjekësore dhe fatmirësisht nuk ka dëmtime të dukshme, por mjekët po kryejnë një skaner për të vlerësuar gjendjen e organeve të brendshme.

Nëna është shoqëruar nga policia dhe po merret në pyetje. Sipas burimeve, ajo është e divorcuar, ndërsa autoritetet po hetojnë mbi rrethanat e ngjarjes dhe gjendjen e saj psikologjike.

Ky rast i rëndë ka ngritur shqetësime mbi sigurinë dhe mbrojtjen e fëmijëve në raste të tilla. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bie nga lartësia në Orikum, 67-vjeçari pëson trauma në kokë

0
Një 67-vjeçar është rrëzuar nga lartësia në Orikum, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë të qarta. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për...

“Banda e hajdutëve shëtitës”, shqiptari rrezikon 42 muaj burg në Belgjikë për vjedhjet në...

0
Një shqiptar 30-vjeçar, me banim në Bruksel, rrezikon një dënim prej 42 muajsh burg në Belgjikë, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në një...

“Patosi të mos shkrihet”, banorët dalin në protestë kundër riorganizimit territorial

0
Banorë të Bashkisë Patos kanë zhvilluar sot një protestë kundër vendimit të qeverisë për riorganizimin territorial dhe propozimit për shkrirjen e Bashkisë Patos dhe...

“Liri për Jülide Yazici”, ish-profesorja turke arrestohet në Shqipëri dhe rrezikon ekstradimin drejt Turqisë

0
Ish-profesorja e filozofisë në gjimnazin “Blaise-Pascal” të Segré, Jülide Yazici, është arrestuar në Shqipëri, ku rrezikon të ekstradohet drejt Turqisë, pasi ndaj saj është...

Arratiset nga Katalonja për t’i shpëtuar burgut, arrestohet në Gjirokastër 43-vjeçari i kërkuar nga...

0
Një 43-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet se ishte arratisur nga Katalonja për t’iu shmangur...