7.5 C
Tiranë
Thursday, April 9, 2026
spot_img

Kapet 18-vjeçari pas vjedhjes së byzylykut të floririt me dhunë në Sarandë

Forcat e Policisë në Sarandë kanë kapur një 18-vjeçar pas një ngjarje vjedhjeje me dhunë, ku ai mori byzylykun e floririt duke përdorur një mjet prerës (thikë). Autori është identifikuar dhe i është sekuestruar mjeti prerës, si dhe një aparat celular. Pas arrestimit, 18-vjeçari është dërguar pranë Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa materialet procedurale janë dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Sarandë.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë). Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 3, Sarandë, një shtetas i kishte marrë byzylykun e floririt, një 19-vjeçari, duke e kanosur me thikë, dhe më pas ishte larguar, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit A. S., 18 vjeç, banues në Sarandë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti prerës thikë dhe 1 aparat celular.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit A. S., për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa të lënduar pranë urës së Laskos

0
Kuç, 11 prill – Një përplasje mes dy automjetesh ka tronditur rrugën e Lumit të Vlorës, pranë urës së Laskos në Kuç. Burime nga...

Astronautët e Artemis II të rikthehen në Tokë pas udhëtimit më të largët drejt...

0
Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, rreth orës 03:07 më 11 prill, ekuipazhi i Orion pritet të përfundojë udhëtimin e tij...

Sherr në bar në Itali për muzikë, tre vëllezër arrestohen pasi dhunuan pronarin e...

0
Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Gardolo, ku një konflikt i thjeshtë për mungesë energjie dhe muzikë të lartë ka degjeneruar në përplasje...

“Prioritet ishte familja” – zbulohet arsyeja e ndarjes së Kejsit me Ines

0
Historia mes Kejsit dhe Ines në Big Brother VIP Albania ishte ndër më të komentuarat e këtij edicioni, por lidhja e tyre përfundoi menjëherë...

“Veza simbolizon jetën dhe fitoren” – Kisha Ortodokse publikon udhëzimet për lyerjen e vezëve...

0
Kisha Ortodokse ka publikuar manualin tradicional për lyerjen e vezëve të Pashkës, duke rikujtuar edhe simbolikën e kësaj praktike të rëndësishme fetare. Sipas udhëzimeve, në...