11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Kapet duke vaditur bimët nakotike, arrestohet 34-vjeçari në Fier shpallet në kërkim kushuriri i tij

Pas 2 javësh hetime, policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Kreshpan 2” dhe ka vënë në pranga një 34-vjeçar, i cili akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, 34-vjeçari u kap duke vaditur bimët narkotike, të mbjella në një sipërfaqe toke të pyllëzuar. Sakaq, kushëriri i 34-vjeçarit është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet pas një hetimi dyjavor, nga Komisariati i Policisë Fier, operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshpan 2”.

U kap duke vaditur bimët narkotike, të mbjella në një sipërfaqe toke të pyllëzuar, vihet në pranga 34-vjeçari, shpallet në kërkim kushëriri i tij. Në Fier gjatë operacionit “Kreshpan 2” u arrestua shtetasi Endri Meçaj dhe u shpall në kërkim shtetasi Bution Meçaj.

Asgjësohen me anë të djegies bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit, nga toka dhe ajri, duke përdorur edhe dronë. Si rezultat i një hetimi dyjavor, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, është finalizuar operacioni policor i koduar “Kreshpan 2”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 34 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi B. M., 33 vjeç, të dy banues në Kreshpan (të afërm të njëri-tjetrit), për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Si rezultat i këtij operacioni, shtetasi E. M. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke vaditur bimët narkotike, të kultivuara në një sipërfaqe toke të pyllëzuar, në fshatin Kreshpan. Nga hetimet rezulton se bashkëpunëtor i tij në këtë veprimtari kriminale është shtetasi B. M., i cili u shpall në kërkim nga shërbimet e Policisë. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮🏻👮‍️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve👮🏻👮‍️🇦🇱

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...